Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
I dërguari i Trump komenton takimin me Thaçin! Grenell përkrah Ramën: Kritikat ndaj hetuesit amerikan janë të drejta
Me anë të një postimi në X, Grenell tha se Rama ka qenë i drejtë në kritikat e tij ndaj hetuesit amerikan Jack Smith, duke e konsideruar veprimin e tij si një padrejtësi dhe duke shprehur pakënaqësinë për qëndrimin e Europës ndaj çështjes.
18 December 2025, 22:47Nga M.L
Grenell, Rama
SHBA- I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Hagë, ku ai u takua me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Me anë të një postimi në X, Grenell tha se Rama ka qenë i drejtë në kritikat e tij ndaj hetuesit amerikan Jack Smith, duke e konsideruar veprimin e tij si një padrejtësi dhe duke shprehur pakënaqësinë për qëndrimin e Europës ndaj çështjes.
Ai theksoi se Rama ka bërë të ditur publikisht shqetësimin për situatën, duke e cilësuar si një mesazh të fortë për drejtësinë ndërkombëtare.
“Aleati i NATO-s dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e kritikon ashpër çështjen ligjore të Jack Smith kundër ish-presidentit Thaçi në Hagë dhe i turpëron europianët për lejimin e vazhdimit të kësaj padrejtësie. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, shkruan Grenell./ Dosja.al
NATO ally and Albania Prime Minister Edi Rama eviscerates the Jack Smith legal case against former President Thaci at The Hague - and shames the Europeans for allowing the injustice to continue.