10 October 2026, 10:50
Nga I.A
Armet
SHIJAK- Një 32-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dy armë zjarri automatike, municion luftarak dhe 32 500 euro. Operacioni policor u zhvillua në fshatin Koxhas-Kodër, në Xhafzotaj, pas informacioneve se i riu mbante armë pa leje.
Njoftimi i Policisë:
Shijak/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Baza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 2 armë zjarri automatike, municion luftarak dhe 32.500 euro. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas mbante armë zjarri pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Baza”.
Si rezultat i operacionit, në fshatin Koxhas-Kodër, Xhafzotaj, Shijak, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit A. I., 32 vjeç, banues në Shijak. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri automatike, 2 krehra me nga 10 fishekë secili, një shumë prej 32.500 eurosh. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. I., 32 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
policia
Aktualitet
10 October 2026, 10:40
I.A
Nafta
TIRANË- Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqip&e...
Aktualitet
10 October 2026, 10:34
I.A
Arrestimi
TIRANË-Një magazinë ku modifikoheshin me programe ilegale, makineta të kontrabanduara, të cilat iu shiteshin organi...
Aktualitet
10 October 2026, 07:43
I.A
Moti
TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti pa...
Aktualitet
9 October 2026, 23:00
E.d
Viktima
TIRANË - Motra e Renis Dobrës ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, 15 muaj pas vrasjes së të v&eu...
Aktualitet
9 October 2026, 22:50
E.d
Pamje
TIRANË - Një dosje e ardhur nga Italia për aktivitetin e call centerave ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posa...
Aktualitet
9 October 2026, 22:35
E.d
Foto ilustruse
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Kor&cce...
Aktualitet
9 October 2026, 22:10
E.d
Foto ilustruse
Një rrëmbim në mes të trazirave të vitit 1997, një garazh i kthyer në dhomë torture dhe një ekz...
Aktualitet
9 October 2026, 22:00
E.d
Pamje
Historia nis më 19 gusht 2026, kur në internet publikohet një njoftim për punë nga shtëpia. Kompania që pretendohe...
Aktualitet
9 October 2026, 21:45
E.d
Ermal Pashaj
Nga Ermal Pashaj
Quhem Ermal Pashaj dhe jam mjek, kirurg.Nëse nuk më keni parë në klinikë, apo spital mund të m...
Aktualitet
9 October 2026, 21:40
E.d
Foto ilustruse
Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimev...