19 July 2023, 18:39
Nga A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me abuzimet e fondeve të BE-së për bujqësinë. Bardhi deklaron se tashmë nuk ka më asnjë justifikim për kryeministrin Edi Rama, pasi është kapur nga Bashkimi Europian në vjedhje.
REAGIMI:
Vendimi i BE, për të pezulluar financimin e bujqësisë dhe fermerëve shqiptarë për shkak të korrupsionit qeveritar, është një prej goditjeve më të mëdha që ka marrë vendi në rrugen e integrimit europian, në dekadën e fundit. BE ka vendosur gjithnjë kushte dhe kritere, ka ushtruar presion ndaj autoriteteve duke kërkuar standarde dhe demokraci.
Por ky është nga rastet e rralla që pezullohet një projekt, ndalohen fondet aq të nevojshme për bujqësinë tonë, për shkak se qeveritaret, zyrtarët, ministrat, pra qeveria e Edi Ramës, vjedh. Vjedh në këtë rast paratë që vijnë nga taksapaguesit europianë.
Ky akt i BE që vjen pas një hetimi të gjatë që ata vetë kanë bërë, tejkalon çdo analizë, çdo raport progresi, çdo lëvdatë e formalizëm, dhe tregon gjendjen reale, nxjerr haptazi në dritë si funksionon qeveria e Edi Ramës, ku drejtuesit dhe ministrat e tij, duan para në dorë për çdo projekt. Pas këtij hetimi të BE, gjëja më normale do të ishte që drejtesia jonë të vinte para përgjegjesisë penale, Ministren e Bujqësisë, e cila para se të promovohej nga Rama ka qene shefe e AZHBR, direkt përgjegjese për fondet bujare të BE që janë abuzuar këtu.
Është e papranueshme që fermerët e bujqit tanë punëtorë e të varfër, të ndëshkohen për hajdutërinë e qeverisë së Edi Ramës. Teksa nuk ju gjendet në krah, kjo qeveri u bën edhe më keq, duke ndaluar kështu një projekt jetik si IPARD, për shkak të vesit që Rama dhe të tijtë kanë për të vjedhur.
Pas ketij vendimi të BE, nuk ka më asnjë justifikim për Kryeministrin, asnjë fjalim të dalë boje për përgjegjësi personale. Ai është i rrethuar nga të korruptuar nga bujqësia te financat, nga mbrojtja te diplomacia, nga shëndetësia te punët publike, e në çdo sektor të qeverisjes. Sepse, ai vetë është në krye, është bosi i korrupsionit.
gazment bardhi
Politike
19 July 2023, 16:54
Edmond Panariti
TIRANE- Ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me lajmin që Komisio...
Politike
19 July 2023, 16:32
A.B
Frida Krifca
TIRANË- Pas lajmit të bujshëm që Komisioni Europian ka ndërprerë fondet për bujqësinë në ven...
Politike
19 July 2023, 16:16
Lindita Nikolla
TIRANE- Studentët e Mjekësisë, kanë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një kërkesë q&eu...
Politike
19 July 2023, 15:44
A.B
IPARD
TIRANË- Një skandal tjetër i Qeverisë shqiptare doli në dritë ditën e sotme. Komisioni Europian ka pezulluar ...
Politike
19 July 2023, 15:22
A.B
Fatmir Mediu
TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka sqaruar në 'News24' përse abstenoi në Kuvend kur u vo...
Politike
19 July 2023, 14:50
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Më 23 korrik, të burgosurit e burgut të Rrogozhinës, që u bënë shkak për përs&e...
Politike
19 July 2023, 14:41
I.A
Ferdinand Xhaferraj
TIRANË- Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit dhe nga ndërkombët...
Politike
19 July 2023, 14:27
A.B
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e 'Partisë së Lirisë', Monika Kryemadhi ka reaguar pas lajmit të pezullimit të granteve p&...
Politike
19 July 2023, 14:25
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik ka miratuar ndryshimet në ligjin për Akademin&e...
Politike
19 July 2023, 14:21
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se projektin e inceneratorëve në Tiranë e ka bërë...