1 May 2023, 22:43
Nga I.A
Ervin Bushati dhe Igli Cara
TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara është përplasur ashpër me ish-kreun e PS-së në Tiranë Ervin Bushati sa i përket mënyrës se si po bëhet fushata për zgjedhjet e 14 majit. I ftuar në emisionin 'Top Story' në Top Channel, Cara tha se Rama “luan” me posterat sikur të bëhej fjalë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe jo për zgjedhjet lokale.
Bushati nga ana tjetër ka deklaruar se PS-ja ka një vëmendje të shtuar ndaj Durrësit, ndërsa shtoi se Berisha i ka lënë kandidatët jetim.
Pjesë nga debati:
Bushati: Kemi të bëjmë me një betejë politike, por a është ajo për qytetarët dhe administrimin e qytetit?
Cara: Po patjetër.
Bushati: Sepse po e bën si politikan këtë betejë.
Cara: Jo, jo, jo, jo. O Ervin…
Bushati: Zonja nuk po e bën për politikën, por për qytetarët.
Cara: Më fal që po ta them, por këtu nuk je fare i saktë.
Bushati: Jo, ky është këndvështrimi im.
Cara: Ke një këndvështrim të gabuar sepse duke qenë në politikë prej vitesh t’i nuk mund të më thuash dot që zgjedhjet për administrimin e Durrësit qenkan politike. Në këtë garë jemi pikërisht për ato gjëra që duhet të bëjë bashkia për qytetin.
Bushati: Jo për ju, deri tani Saliu e vonoj aq shumë garën sa e bëri politike.
Duma: Tani unë dua të pyes Iglin, sa për Sali pyeteni pas 14 Majit.
Cara: Tërë diskursin politik ju e keni sikur po flasim për politikën e madhe. Jo mor jo, po flasim për qytetin e Durrësit, për infrastrukuturën që mungon, për ujin e pishëm, për parqet që mungojnë, trajtimin e mbetjeve, shkollat, menaxhimin e transportit.
Bushati: Po ca thotë ai? Do kemi zgjedhje të parakohshme thotë ai (Berisha)…
Cara: Si gënjeu Edi Rama, është Igli Cara në fletën e votimit, çka nuk është e vërtetë.
Bushati: Si gënjeu Edi Rama? PS-ja me emrin e vetë, dhe kandidatin…
Cara: Jemi në kandidim nën logon tonë, por ti ca do të thuash që nuk është zonja Sako në kandidim por Edi Rama. Se e ka mbushur Durrësin me postera… Mund të të bëjë një pyetje Ervin, ku hynë Edi Rama – meqënse është edhe deputet i Durrësit – ku hynë te pastrimi i kanaleve, te ndriçimi, gjelbërimi, te kopshtet, tek rindërtimi që se ka mbaruar? Pse sa herë mundoheni ta bëni politikën sikur është e Tiranës dhe jo e Durrësit. Jo mor jo…
Bushati: Ka vëmendje të shtuar ndaj Durrësit. Ju s’keni drejtues politik në Durrës, ne kemi kryeministrin aty. Saliu i ka lënë jetim kandidatët…
igli cara ervin bushati
Politike
1 May 2023, 22:31
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kandidati i PS-së për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar sot se brenda vitit 2024 do të ket&eu...
Politike
1 May 2023, 22:27
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar posterat e Partisë Socialiste me sloganin "Kurrë m&eu...
Politike
1 May 2023, 22:20
I.A
Ilir meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh optimist se zgjedhjet vendore do t’i fitojë koalicioni opo...
Politike
1 May 2023, 22:13
I.A
Luçiano Boci
TIRANË- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për bashkinë e Elbasanir, Luçiano Boçi tha se d...
Politike
1 May 2023, 22:10
I.A
Benet beci
TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 14 majit, Benet Beci, ka folur n&eum...
Politike
1 May 2023, 22:04
I.A
Igli Cara
TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara ka deklaruar se në garën për Bashkinë ...
Politike
1 May 2023, 21:57
I.A
Igli Cara
TIRANË- Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Durrës, Igli Cara, është shpreh...
Politike
1 May 2023, 21:53
I.A
Luçiano Boçi
TIRANË- Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Elbasan, Luçiano Bo&cc...
Politike
1 May 2023, 21:48
I.A
Ilir meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ka kthyer një përgjigje kryeministrit Rama, i cili e etiketon n&e...
Politike
1 May 2023, 21:01
I.A
Arlind Qori
TIRANË- Kandidati për bashkinë e Tiranës nga 'Lëvizja Bashkë' Arlind Qori ka vizituar fshatin e Kamzës ...