Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në një reagim nga takimet me banorët, Zhupa tha se iniciativa vjen si përgjigje ndaj kërkesës së komunitetit për shërbime publike më pranë qytetarëve dhe një administratë vendore më funksionale.
SARANDA- Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për rrethin e Sarandës, deputetja Ina Zhupa, ka bërë të ditur nisjen e mbledhjes së firmave në Ksamil për organizimin e një referendumi për krijimin e bashkisë së re të Ksamilit. Në një reagim nga takimet me banorët, Zhupa tha se iniciativa vjen si përgjigje ndaj kërkesës së komunitetit për shërbime publike më pranë qytetarëve dhe një administratë vendore më funksionale.
Ajo theksoi se PD e ka përfshirë Ksamilin si bashki më vete në projektligjin e saj për reformën administrative-territoriale, ndërsa kritikoi projektin e PS-së për shkrirjen e 15 bashkive, duke kërkuar që vullneti i banorëve të merret në konsideratë.
Statusi i plotë i Ina Zhupës:
KSAMILI BASHKI!
Në Ksamil kemi nisur mbledhjen e firmave për referendum, duke iu përgjigjur kërkesës së banorëve për krijimin e bashkisë së re.
Ky është një proces që nis nga nevoja e qytetarëve për të pasur shërbimet publike më pranë, një administratë më funksionale dhe një bashki që i përgjigjet drejtpërdrejt nevojave të komunitetit.
Partia Demokratike ka paraqitur projektligjin e saj për reformën administrative-territoriale, ku Ksamili parashikohet si bashki më vete. Këtë qëndrim e kemi mbajtur pasi kemi bërë çdo përpjekje për një reformë të përbashkët nga komisioni i reformës dhe që funksionon në interes të qytetarëve dhe jo një hartë të re administrative të vendosur për interesa politike.
Në të kundërt, PS ka paraqitur një projekt që parashikon shkrirjen e 15 bashkive, pa iu përgjigjur kërkesës së qytetarëve për shërbime më të afërta dhe administratë vendore më funksionale dhe pa dëgjuar zërin e tyre që e kundërshtojnë fuqishëm këtë plan.
Ksamili i ka të gjitha kapacitetet për të qenë bashki. Ka një ekonomi të zhvilluar, të ardhura të konsiderueshme nga aktiviteti ekonomik dhe turizmi, potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi, një komunitet të madh banorësh dhe një peshë të rëndësishme në ekonominë e jugut të Shqipërisë.
Një Ksamil me bashki më vete do të thotë vendimmarrje më pranë qytetarit, përgjegjësi më e drejtpërdrejtë, shërbime më të aksesueshme dhe mundësi më të mëdha për të menaxhuar vetë potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj zone.
Vullneti i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe të respektohet!/Dosja.al
Tedi Blushi TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka kritikuar mungesën e përmendjes së gjyqit ndaj ish-...
Foto ilustruse TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon kryetarit të Kuvendit, zbatimin e vendimit të Gjykatës Kus...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama e përdor Kosovën për...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme nisjen e detyrës së ambasadorit të r...
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, gjatë një mbledhjeje të ekzekutivit të mbajtur në shkurt të vitit 2026. ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi live me ndjekësit e tij në rrjete...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi live në rrjete sociale me ndjekës...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi live në rrjetet sociale me ndjek&eum...
Eric Wendt TIRANË- Eric Wendt ka nisur zyrtarisht këtë të shtunë detyrën si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi live në rrjetet sociale me ndjekë...