11 May 2025, 15:47
Nga M.B
Erisa Xhixho
TIRANA- Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka dhënë një deklaratë për mediat ku iu drejtua qytetarëve me thirrjen për të votuar. Xhixho u ndal edhe te incidenti në Vorë teksa tha se bandat po u bëjnë presion qytetarëve dhe deputetëve.
Ajo shtoi se ky cënim i patolerueshëm i standardit zgjedhor nuk ka pse t’i intimidojë qytetarët. Gjithashtu Xhixho u bëri thirrje qytetarëve që të mos dekurajohen para asnjë presioni, por të ushtrojnë të qetë të drejtën në dhomën e fshehtësisë.
Fjala e Zv.Presidentes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho:
Të dashur bashkëqytetarë,
Dita e sotme është një ditë e mrekullueshme për Shqipërinë, është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për demokracinë shqiptare. Ky proces që vijon prej orës 7:00 të mëngjesit është mundësia juaj për të vendosur se kush do t’ju qeverisë në katër vitet e ardhshme. Ju keni sot mundësinë të vendosni për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për vendin tonë, për të ardhmen e Shqipërisë.
Gjej rastin të falenderoj me mijëra prej jush që e keni ushtruar këtë të drejtë që në orët e para të nisjes së procesit. Po ashtu, mirënjohje për qindra të tjerë, të cilët mund të jenë përballur me vështirësi apo parregullsi nëpër qendrat e votimit, por i kanë shkuar deri në fund bindjes se e drejta e votës është e shenjtë dhe u përket vetëm atyre. Dua të ndalem këtu te rasti i Vorës, ku bandat po u bëjnë presion qytetarëve dhe deputetëve. Ky cënim i patolerueshëm i standardit zgjedhor nuk ka pse t’ju intimidojë. Mos u dekurajoni para asnjë presioni, por ushtroni të qetë të drejtën tuaj në dhomën e fshehtësisë.
Një thirrje për të gjithë ata që nuk e kanë kryer ende këtë detyrim qytetar. Shkoni në kutitë e votimit sepse ky është borxhi që ua kemi fëmijëve dhe të ardhmes tonë të përbashkët. Është më e rëndësishme se kurrë pjesëmarrja masive në këto zgjedhje! Sot është dita kur të gjithë së bashku do të ndërtojmë një Shqipëri plot shpresë për të ardhmen. Përdoreni kohën që mbetet për të marrë në dorë fatin tuaj! Dilni masivisht dhe votoni! Demokracia është para së gjithash pjesëmarrje. Ndaj shkoni te kutitë e votimit në mënyrë që askush tjetër të mos vendosë për të ardhmen tuaj!
zgjedhjet
Politike
11 May 2025, 15:45
N.F
E moshuara
TIRANË- Një 90-vjeçare ka hasur vështirësi gjatë procesit të votimit në njësinë num&eum...
Politike
11 May 2025, 15:33
M.B
Silda Çepe
TIRANA- Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe ka dhënë nj&eum...
Politike
11 May 2025, 15:27
N.F
Enton Gega
POGRADEC- Komisioneri i Partisë Socialiste në një qendër votimi në qytetin e Pogradecit, Enton Gega ka folur pas d...
Politike
11 May 2025, 15:27
M.B
Grafiku
SHQIPËRI- Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi ...
Politike
11 May 2025, 15:16
I.A
Edi Rama
GJERMANI- Në "Kuvendin e Shqipërisë", janë në dispozicion 140 vende. Dhe shanset që Edi Rama dhe Partia e tij Social...
Politike
11 May 2025, 15:10
M.L
Bledi Himçi
ELBASAN- Vijojnë ende denoncimet masive nga shkeljet e konstatuara gjatë procesit të votimit në vend. Votimi fa...
Politike
11 May 2025, 15:07
M.B
Foto ilustruese
GJIROKASTRA- Në një fshat të Gjirokastrës është raportuar për një rast fotografimi vote. Gjith...
Politike
11 May 2025, 15:01
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Zarfet me votat e emigrantëve nga jashtë Shqipërisë kanë mbërritur n&...
Politike
11 May 2025, 14:55
N.F
FIER- Prokurori i Posaçëm, Sotir Kllapi dhe agjentë të BKH të shoqëruar nga oficerë të policisë kanë ...
Politike
11 May 2025, 14:52
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka bërë sërish një thirrje qytetarëve ...