25 July 2024, 15:44
Nga N.F
Kaso
TIRANË- Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur në lidhe me dakordësimin e draftit dje në komisionin e Ligjeve. Gjatë fjalës së tij Kaso u shpreh se çështja e pabarazisë së votës është një çështje që nuk është adresuar dhe nuk merr zgjidhje me draftin i cili u dakordësua në komisionin e ligjeve dhe i dërgohet kuvendit për miratim.
Sipas tij çështja e pabarazisë së votës ka qenë shqetësim i hershëm i opozitës dhe një nga pikat kryesore që synohej të çohej nëpërmjet platformës që opozita nëpërmjet PD, paraqiti në tryezën e grupit të dialogut. Ai shtoi se do të adresohej në mënyrë të plotë kjo çështje nëpëmjet ndryshimeve radikale të atyre elementëve që një reformë zgjedhore të bëhej reformë në mënyrë të vërtetë.
Kaso më tej theksoi se duhet bërë adresimi i çështjes së ndryshimit të sistemit, ose të paktën diskutim mbi elementë thelbësor të sistemit që kemi. Ai shtoi se të gjitha çështjet, u refuzuan edhe të diskutoheshin nga PS. Kaso tha se ishin çështje që nuk mundën të diskutoheshin sot dhe aq më pak të merrnin zgjidhje, por ngelen në krye të axhendës tonë, ku PD do të kërkojë me forcë një reformë të vërtetë të sistemit zgjedhor.
Deklarata e Sekretarit të Çështjeve Zgjedhore ne PD, Ivi Kaso:
Shumë shkurt për të iu rikthyer çështjes së pabarazisë së votës. Është një çështje që nuk është adresuar dhe nuk merr zgjidhje me draftin i cili u dakordësua në komisionin e ligjeve dhe i dërgohet kuvendit për miratim.
Çështja e pabarazisë së votës ka qenë shqetësim i hershëm i opozitës dhe një nga pikat kryesore që synohej të çohej nëpërmjet platformës që opozita nëpërmjet PD, paraqiti mnë tryezën e grupit të dialogut. Do të adresohej në mënyrë të plotë kjo çështje nëpëmjet ndryshimeve radikale të atyre elementëve që një reformë zgjedhore të bëhej reformë në mënyrë të vërtetë.
Adresimi i çështjes së ndryshimit të sistemit, ose të paktën diskutim mbi elementë thelbësor të sistemit që kemi. Të gjitha çështjet, u refuzuan edhe të diskutoheshin nga PS. Ishin çështje nuk mundën të diskutoheshin sot dhe aq më pak të merrnin zgjidhje, por ngelen në krye të axhendës tonë, ku PD do të kërkojë me forcë një reformë të vërtetë të sistemit zgjedhor.
Dëgjova dhe akuza nga njerëz që kanë edhe një farë eksperience zgjedhore, lidhje me faljen e mandateve njërës forcë politike apo tjetrës në tryezën e grupit të dialogut. Dua të theksoj se asgjë nuk ka ndryshuar në draftin e djeshëm në mënyrën e përllogaritjes së mandateve për forcat politike, ose të shpërndarjes së mandateve të forcave politike.
Të gjitha teoritë konspirative në lidhje me të gjitha presjet dhjetore të cilat cënojnë një mandat, apo interesin e një force politike ndaj një force politike tjetër, dua të sqaroj të gjithë ata që na ndjekin dhe nuk e kanë lexuar draftin, që janë parashikime teknike që kanë të bëjnë vetëm me mënyrën e përllogaritjes së pjesës së hapur dhe të mbyllur të listës brenda listës së vetme të një force politike.
Pra nuk ndryshon asgjë në mënyrën e përllogaritjes së mandateve, nuk ndryshon asgjë në shpërndarjen e mandateve të forcave politike sipas rezultatit që ata kanë marrë në zgjedhje. Të qetëson të gjithë ata që kanë bërë aludime të tilla, se në këtë aspekt asgjë nuk ka ndryshuar.
ivi kaso pd komisioni i ligjeve reforma zgjedhore
Politike
25 July 2024, 15:34
N.F
TIRANË- Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat ku ka reaguar në...
Politike
25 July 2024, 15:01
E. D
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në seancën e sotme parlamentare foli lidhur me tenderat dhe ...
Politike
25 July 2024, 14:37
M.B
Ilirian Celibashi
TIRANA- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesën e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, p&...
Politike
25 July 2024, 14:28
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji që drejtoi Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit ...
Politike
25 July 2024, 13:50
M.B
Oerd Bylykbashi
TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso morën pjesë në një...
Politike
25 July 2024, 13:32
M.B
Agron Shehaj dhe Ervin Mete
TIRANA- Deputeti Agron Shehaj ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Financave, Ervin Mete në lidhje me ko...
Politike
25 July 2024, 13:11
E. D
Ervin Mete
TIRANË- Ministri i Financave Ervin Mete gjatë fjalës së tij në interpelancën e thirrur nga deputeti Agron Shehaj n...
Politike
25 July 2024, 13:01
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka reaguar sot pas publikimit të raportit të Komisionit Europian për Shqipërin...
Politike
25 July 2024, 12:19
M.B
Ina Zhupa dhe Blendi Gonxhja
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa parashtroi disa pyetje për ministrin e Ekonomisë, Kultu...
Politike
25 July 2024, 12:16
M.B
Belinda Balluku dhe Matteo Salvini
ROMA- Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi n...