4 February 2026, 14:17
Nga E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e pagës së magjistratëve. Përmes një mesazhi në X, kryeministri u shpreh se nuk ka deklaruar se shoqata e Prokurorëve nuk është regjistruar në gjykatë. Ai tha se ka pohuar se “janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit”.
Në lidhje me këtë ai shkruan se qëllimi i tij nuk ishte të thumbonte, por të ilustronte moshën e njomë të shoqatës. Kryeministri tha se regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet me gjykatën, po duhet bërë edhe tek tatimet. Gjë e cila sipas tij, ende nuk ka ndodhur.
REAGIMI
Një zëdhënës/e vullnetar/e i/e shoqatës së prokurorëve paska thënë se shoqata e re qenkej e regjistruar në gjykatë dhe unë paskesha gënjyer, po në fakt unë nuk shkruajta që s’janë regjistruar në gjykatë.
Unë shkruajta, “janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit” pra s’pata qëllim ta thumboj, po thjesht të ilustroj moshën fare të njomë të shoqatës, ndërkohë që dihet botërisht se regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet me gjykatën, po duhet bërë edhe tek tatimet, gjë që ende s’ka ndodhur.
Por halli me zëdhënësit vullnetarë është se e kanë zellin më të madh se sa zëdhënësit institucionalë, ndërkohë që informacionin e kanë si rregull gjysmak, çka i bën lajmës të nxituar të gjysëm të vërtetave, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha./Dosja.al
edi rama reagim
Politike
4 February 2026, 14:10
E.d
Magnus Brunner
TIRANË- Komisioneri i Bashkimit Evropian, Magnus Brunner do të vizitojë këtë javë vendin. Ai do të takohe...
Politike
4 February 2026, 13:49
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Romës, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare n&eum...
Politike
4 February 2026, 13:42
I.A
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se gjyqtarët dhe prokurorët kanë të drejtë të plotë në pretendim...
Politike
4 February 2026, 13:29
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kërkesa për protestë po vjen gjithnjë e më...
Politike
4 February 2026, 13:20
D.S
Deputetët e opozitës
SHBA- Deputetët e opozitës kanë takuar Kryetarin e Komitetit për Europën në Kongresin Amerikan...
Politike
4 February 2026, 13:24
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha u shpreh se, Gjykata Kushtetuese nuk ka qenë gjithmonë pa probleme, por thekso...
Politike
4 February 2026, 13:17
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencë e sotme me mediat, mbajti një qëndrim të...
Politike
4 February 2026, 13:10
I.A
Andis Salla
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi në Këshillin Kombëtar të Integrimi...
Politike
4 February 2026, 12:57
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave të Shoqatës së Prokurorëve në lidhje me sulmet që p...
Politike
4 February 2026, 12:48
I.A
Lili Sula
TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula komentoi lidhur me arrestimin e Drejtoresh&eu...