23 May 2025, 21:52
Nga E. D
Aulon Kalaja
TIRANË- Kandidati i PD-së në listën e hapur për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja deklaroi se do t’i shkojë deri në fund betejës për votën. I ftuar në studion e “Opinion” në News24, Kalaja tha se ka kërkuar në KQZ pamjet filmike të votimit edhe për subjektet politike dhe për kandidatët, pasi dëshiron ta shohë që në start procesin e numërimit.
Gjithashtu, Kalaja tha se megjithëse të shtunën KQZ do të shpallë tabelën përmbledhëse të rezultatit të votimit për qarkun e Durrësit, kjo nuk do ta pengojë atë që përmes një shkrese të firmosur nga subjekti i tij politik, të kërkojë rinumërimin e kutive të votimit nëse do të evidentohen parregullsi në proces.
Aulon Kalaja: Jam i pari që kam depozituar 2 kërkesa në KQZ, pamjet filmike dhe rinumërim të kutive, fillimisht në Krujë dhe Durrës. Kam bërë dhe një seancë në KAS. Unë kam ndenjur 9 ditë duke parë nga afër numërimin deri dhe votën e Diasporës. Kam parë numërues duke fjetur në shkallë.
Kam kërkuar në KQZ, që të shoh pamjet filmike dhe për subjektet dhe për kandidatët. KQZ po mi vë në dispozicion, po kopjohen pamjet. Kam 9 dite që ja kam bërë me dije KQZ, por marr vesh që nesër do të dalë përmbledhja e rezultateve të Durrësit na kanë lënë 72 orë për të parë pamjet, Unë i kam time codet ku janë parregullsitë.
Kam bërë një seancë në KAS ku e ka rrëzuar kërkesnë time fillimisht, ku sipas kodit elektoral, e nxjerr rezultatin fillimisht KQZ më pas ne ankimojmë dhe nuk legjitimohemi. Duhet vula e PD që të lejohet rinumërimi. Unë po mbledh prova, nesër përfundon procesi i regjistrimit të pamjeve filmike, më pas hap pas hapi për rinumërim. Do ta çoj deri në fund, s’dua ta paragjykoj procesin por dua të shkoj deri në fund.
Kam harxhuar 6 milionë lekë të vjetra, nuk i jap as makinës. Kam vetëm një telefon, nuk kam shtruar iftare apo gjëra të tilla. Nuk kam paguar për të dalë në tv për fushatë. Unë misionin tim do ta çoj deri në fund, jam për transparencë, i shkoj deri në fund kësaj beteje. Prokuroria duhet të hetojë dhe t’i shkojë deri në fund.
aulon kalaja
Politike
23 May 2025, 18:48
E. D
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkarkuar nga detyra një zëvendësministër ...
Politike
23 May 2025, 15:45
E. D
belinda balluku
LLOGARA- Më 24 maj hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Zëvendëskryeministrja dhe njëher&e...
Politike
23 May 2025, 15:40
E. D
tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar një rast të manipulimi...
Politike
23 May 2025, 14:33
M.L
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në seancën e sotme publike tabelat përmbledhëse të rezultatev...
Politike
23 May 2025, 13:27
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha, theksoi se kandidatët e Partisë Demokratike nuk kanë asnjë lidhje me botën ...
Politike
23 May 2025, 13:20
I.A
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme që PD-ja pas luftës për paraqitj...
Politike
23 May 2025, 13:08
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se të gjitha strukturat dhe qarqet e Partisë Demokratike janë duke hartuar...
Politike
23 May 2025, 12:57
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj procesit zgjedhor të fundit, të cilin e cilësoi si një...
Politike
23 May 2025, 12:46
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, theksoi qartë kërkesën e opozitës për një qeveri teknike me një ax...
Politike
23 May 2025, 12:45
I.A
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se proceset vendimmarrëse brenda forcës politike që ai drejton do të jenë në do...