LIVE UPDATES
Politike

 “Kam takuar Ismail Kadarenë, deri sa u nda nga jeta”, Rama për librin e tij më të ri:  Jam i dashuruar me gjuhën shqipe dhe më pëlqen ta shkruaj 

Në lidhje me këtë, kryeministri tha se i pëlqen të shkruaj në gjuhën shqipe dhe se i vjen shumë mirë kur ajo që shkruan mbetet e printuar dhe e shtypur në një libër.

5 April 2026, 20:24 Nga E.d
 “Kam takuar Ismail Kadarenë, deri sa u nda nga jeta”,
Foto ilustruse

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për librin e tij me të ri të titulluar  “Në Sofrën e Hënës”, i cili është një përmbledhje e fjalimeve ndër vite që ka mbajtur gjatë darkave të Iftarit. Gjatë një interviste me Monika Stafën në “Exclusive” në Top Channel, Rama është shprehur se është i dashuruar me gjuhën shqipe.

Në lidhje me këtë, kryeministri tha se i pëlqen të shkruaj në gjuhën shqipe dhe se i vjen shumë mirë kur ajo që shkruan mbetet e printuar dhe e shtypur në një libër.

Rama foli edhe për shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, për të cilin tha se e ka takuar hera herës Kadarenë, deri sa u nda nga jeta. Gjatë intervistës Rama, foli edhe për raportin e tij me dijen për të cilën tha se për të dija është një kuriozitet dhe jo një pasion akademik. 

Pjesë nga intervista:

Stafa: Zoti Kryeministër, doja t’ju përgëzoja fillimisht për librin tuaj “Në sofrën e hënës”, jo aq si autor të disa fjalimeve që keni mbajtur gjatë darkave të Iftarit por ndoshta sepse më pëlqeu më shumë arsyeja që e keni botuar atë. E bëra, thatë ju në një podcast aty nga fundnëntori, për shkak të shqipes. Asnjë autor nuk kam dëgjuar të gjejë një arsye të tillë për të shkruar, vec Ismail Kadaresë…

Edi Rama: Kjo është një mënyrë e të parit, por besoj se mënyra se si e shikoj unë këtë, është thjesht një njeri që është dashuruar me gjuhën dhe që gjen tek gjuha amtare arsye për ta shkruar gjuhën, gjë që mua më entuziazmon edhe kur bëj një mesazh të thjeshtë me dikë që komunikoj apo edhe kur dikur shkruaja komente në përgjigje të njerëzve në Facebook. Pra, është dashuri për gjuhën shqipe. Nuk kam asnjë mundësi që të krahasohem as me Ismail Kadaren as me dikë tjetër, por thjesht dua gjuhën shqipe, më pëlqen ta shkruaj dhe më vjen shumë mirë kur ajo që shkruaj mbetet e printuar, e shtypur në një libër.

Stafa: Shkova një ditë në librarinë Babel, tek rafti ku e kishte vendosur Arlinda librin tuaj. Aty ishin dy zotërinj, njëri m’u afrua dhe më tha ky autori që ka shkruar këtë libër.. e kam pasur bashkëstudent në arte. Ishte i vetmi që merrte libra fshehurazi i fuste në xhaketë dhe na i lexonte ne dhe i diskutonte. Punonte në një studio skulptori sot… Kaq shumë i keni dashur librat sa i merrnit fshehurazi dhe i diskutonit me miqtë?

Edi Rama: Këtu është fjala për kohën kur kishte shumë libra të ndaluar, nuk është fjala për libra që ishin në dispozicion të të gjithëve. Në atë kohë kishte shumë libra të ndaluar. …Dhe gjenim gjithëfarë lloj mënyrash për të patur akses tek librat e ndaluar, historira nga më të pabesueshmet sot. Përshembull më kujtohet se si kemi parë njëherë një libër të Sezanit, Sezani është një nga ata pararendësit e transformimit epokal në pikturë, që hapi praktikisht rrugën për ata që erdhën dhe u quajtën kubistët.

Dhe libri na ra në dorë pasi paraprakisht morëm një informacion që gjendej në një shtëpi, në atë shtëpinë ishte një vajzë e cila kishte lidhje me një djalë dhe djali ishte shoku i një shoku dhe nëpërmjet djalit, arritëm të kemi akses tek vajza, e cila e hoqi librin nga biblioteka e të atit, por vuri kushtin që libri duhej të kthehej para orës 3. Sepse i ati kthehej në shtëpi dhe nëse e vinte re mungesën e këtij libri që duke qene një libër i ndaluar ishte në njëfarë mënyre një lloj bombe, atëherë do të shqetësohej. Ne ishim në shkollë, e kishim larg shtëpinë, nuk mund të iknim nga shkolla për të parë librin.

Dhe libri u vu në banjo, në atë pjesën sipër të banjos, nuk e di si quhet në shqip ku mblidhet uji. Dhe ishte fiks si ajo revolja e Al Pacinos në restorant tek “Godfather”, ku fton atë shefin e policisë të takohen për darkë që të bëjnë një marrëveshje dhe pastaj shkon në banjë, merr revolen dhe e vret. Dhe ne dilnim nga klasa njëri pas tjetrit, shikonim librin dhe ktheheshim në klasë. Janë gjëra të pabesueshme sot, por në atë kohë ishin arsyeja pse ne përpiqeshim vazhdimisht dhe ishin dhe motivi që na frymëzonte për t’u marrë me pikturë, për t’u marrë me art dhe për të ushqyer ëndrrën që do bënim namin.

Stafa: Sot a keni kohë të lexoni dhe çfarë lexoni?

Edi Rama: Për hir të së vërtetës sot ka ndryshuar çdo gjë dhe nuk është veç për mua por për shumicën dërrmuese të njerëzve. Ata që kanë akoma aftësinë dhe fuqinë që të izolohen për të vazhduar të lexojnë libra rregullisht janë me shumë fat. Ndërkohë që unë lexoj, por jo në mënyrë sistematike më. Dhe prej kohësh tanimë jam i fokusuar vetëm në disa drejtime që lidhen me atë që bëj, sepse më duhet të lexoj më shumë për shkak të detyrës se sa për dëshirë apo kuriozitet. Dhe patjetër që një pjesë e lexoj në libra, ndërsa një pjesë jo të vogël e lexoj përmes telefonit.

Stafa: A takoni shkrimtarë shqiptarë, miq, dhe kë?

Edi Rama: Kam takuar hera herës Ismail Kadarenë, deri sa u nda nga jeta, por përndryshe jo.

Stafa: ...Unë e kam ndjekur pasionin që keni për artin e për dijen sidomos. Veç njohjes që merrni nga dija, çfarë raporti tjetër ke me dijen, përveç njohurive?

Edi Rama: Është për mua kuriozitet, nuk është pasion akademik, nuk është vullnet për të mësuar, por është kuriozitet dhe sigurisht bëhet pastaj vullnet për të mësuar përsëri kur duhet të mësoj për shkak të detyrës që kam, duhet të lexoj dhe të kuptoj gjëra që janë pjesë e formimit tim të kahershëm. Nuk ka asgjë të veçantë në të gjitha këto, thjesht jam shumë i dashuruar me gjuhën shqipe, më pëlqen jashtëzakonisht shumë shqipja, është e mahnitshme. Dhe ndiej shumë kënaqësi kur më jepet mundësia të loz me fjalët e gjuhës shqipe. Dhe pastaj pjesën tjetër që ka të bëjë me librin, e kam përgjithësisht kuriozitet, leximin më saktë. Se tani libri në kuptimin klasik është vetëm njëra pjesë e leximit, pjesa tjetër siç të thasë është digjitale, ose për arsye të punës.

Stafa: Në një nga ligjërimet tuaja keni thënë që është rruga drejt shpirtërores.

Edi Rama: Aty përgjithësisht jam fokusuar tek librat e shenjtë dhe për hir të së vërtetës edhe kërkimi i fjalëve në Kuran ka qenë kurioziteti për të kuptuar pak më mirë islamin dhe për të verifikuar me sytë e mi dhe mendjen time gjëra që u bënë shqetësuese në një kohë ndaj islamit. Dhe islami është absolutisht i jashtëzakonshëm, ndërkohë që në librat e shenjtë Biblën, e kam pasur në dorë dhe e kam lexuar shumë kohë më parë, në kohën e librave të ndaluar. Por Kuranin jo. Me Kuranin jam takuar shumë më vonë, shumë më vonë dhe mbasi u bë një libër i lejuar./Dosja.al

edi rama interviste liber

Sondazh

Politike 5 April 2026, 13:24 E. D

Pasi e mbylli, Rama rikthehet në TikTok

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është rikthyer sërish në TikTok, pasi një vit më parë qeveria e mbylli aplik...

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë