LIVE UPDATES
Politike

'Kapet' në biseda me përmbajtje për rrëmbim personi dhe dhunë...edhe deputeti i Ramës te AKSHI

Sipas dokumentave të siguruara në dosjen e AKSHI-t, janë evidentuar 4 episode të përdorimit të dhunës psikologjike, fizike, të kryera këto përmes kërcënimit apo qoftë dhe rrëmbimeve apo dhe përdorimit të armëve të zjarrit.

13 April 2026, 11:09 Nga Elton Qyno
'Kapet' në biseda me përmbajtje për rrëmbim
Alqi Bllako

TIRANË- Disa komunikime telefonike të kryera mes dy miqve të vjetër, biznesmenit, Ergys Agasi dhe ish-deputetit të PS, Alqi Bllako, janë bërë objekt i hetimit nga prokuroria e posaçme SPAK, e cila po ndjek çështjen penale me Nr.20/1.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar përmes këtyre bisedave që SPAK ka arritur ti nxjerë nga aparatet telefonike të sekuestruara në qershor 2025 biznesmenit, është zbuluar dhe përfshirja e ish-deputetit të PS, Alqi Bllako, në përdorimin e dhunës psikologjike, fizike dhe rrëmbimit të personave.

Sipas dokumentave të siguruara në dosjen e AKSHI-t, janë evidentuar 4 episode të përdorimit të dhunës psikologjike, fizike, të kryera këto përmes kërcënimit apo qoftë dhe rrëmbimeve apo dhe përdorimit të armëve të zjarrit.

Synimi i gjithë këtyre veprimeve kriminale, sipas dokumentave ishte qëllimi që personat e përfshirë të arrini qëllimet e veta. Një ndër këto raste është dhe episodi mes biznesmenit dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako.

Në dosje evidentohen të dhëna përmes akteve të ekspertimit telefonik, se këta dy personazhe publikë, kanë komunikimi ndërmjet tyre, duke mos kursyer as përdorimin e elementëve njerëzorë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për të kërcënuar apo për të diktuar përmes presionit dhe me pahir, funksionarë të lartë shtetërorë, të cilët duhet të veprojnë dhe firmosin dokumenta, sipas udhëzimeve që ata kërkojnë në këto bashkëbisedime.

Nuk dihet me saktësi se kush janë emrat e personazheve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që janë përmendur në këto bashkëbisedime me Bllakon.

Por ajo që dihet tashmë është fakti se SPAK po heton në këtë drejtim dhe pritet që në pyetje të meret dhe ish-deputeti, Alqi Bllako, i cili u deklarua fajtor dhe dënua nga gjykata si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

“…më tej rezulton se provat njoftojnë rastin e presionit dhe kërcënimeve të bëra ndaj Migena Schroeder, në episodin që ajo jep sqarim të prokurimit publik “Stmart Lab 2”, ku jepen shpjegime për “Albascan” të Elton dhe Elision Jorgjis, “AESS” të Jani Angjelit, drejtueses së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, biznesmenit Ermal Beriqi, zv/drejtuesit të AKSHI-t,Daniel Shima dhe Elton Jorgji. Edhe në këtë rast, sipas këtyre deklarimeve, është përdorur dhuna psikologjike, përmes kërcënimeve, që të detyrohet subjekti operator ekonomik të veprojë sipas qëllimeve dhe kërkesave të dhunuesve të dyshuar…”-thuhet në dokumentat e siguruara nga gazetari Elton Qyno.

Më tej rezulton episodi i treguar nga biznesmeni Gerond Meçe, i kompanisë “ABS”, episod ky që është vendosur mes periudhës kohore Janar-Shkurt 2025, që SPAK nuk ka mundur ta indentifikojë deri në këtë fazë të hetimit.

Si dhe njëherësh dy episode të tjera, ku sërisht protagonist është Gerond Meçe, i kompanisë “Advanced Business Solutions “ABS”. Rrëmbimi, i tij duket që u krye në mes të Tiranës, në kushte krejt normale dhe pa shumë zhurmë.

Por, njëherësh, pas pengmarrjes në rrethana krejt normale dhe rastësore, biznesmeni Gerond Meçe, u gjet në rrugë krejt rastësisht nga një inxhinier i kompanisë së tij, i cili e çoi në zyrën pranë qendrës tregtare “Toptani”.

Një rastësi e çuditshme, por ja që ka ndodhur. Sipas dëshmisë që Gerond Meçe ka dhënë para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ai tregon se pasi është rrëmbyer, mbajtur peng në zonën e Gracenit në Elbasan dhe lënë në rrugë pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, është shfaqur rastësisht një makinë e kompanisë së tij, me shofer inxhinierin Jorgis Sollaku, i cili e ka sjellë në ambjentet e zyrave të biznesit të tij në Tiranë.

Katër personat rrëmbyes, janë filmuar nga disa kënde të ndryshme nga kamerat e bizneseve aty pranë dhe qartësisht duken pa maska, vetëm me kapele në kokë.

Fytyrat e tyre janë thuajse plotësisht të dallueshme, por çuditërisht skuadra e “çunave” që rrëmbeu Gerond Meçen, nuk është arritur të identifikohet, as nga informatorët e Policisë së Shtetit, as nga informatorët e Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Atëherë pse ka kaq vonesë për identifikimin e katër personave, imazhet e të cilëve janë kapur nga pamjet filmike, dhe kush është njeriu që mbron këtë skuadër prej katër personash që të mos identifikohen dhe arrestohen?

Aktualisht kjo çështje paraqet një aspekt të rëndësishëm, pasi tregon një sërë faktesh dhe indicie, të cilat nëse interpretohen në lidhje me njëra-tjetrën, arrihet të qartësohet kuptimi i asaj që ka ndodhur pas procedurave administrative formale dhe në duke të kryera para AKSHI-t dhe brenda zyrave të AKSHI-t.

Deri në këtë fazë ku ndodhet dosja, për këtë çështje janë proceduar dhe vënë nën hetim 8 persona. Por kjo duket se është vetëm maja e ajsbergut.

Pasi detaje të tjera kanë dalë në Publik, duke bërë që Gjykata e Apelit të Posaçëm, të orientojë dhe urdhërojë SPAK-un të hetojë dhe persona të tjerë si ish-zv/drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, ish-deputetin Alqi Bllako, Emirton Sulin, Meri Manaj, Helena Papa, Denis Molla, Ingrida Luzha, Ersila Qeramixhiu, Brixhilda Sinanaj, Aurel Vrenos, Enklid Pelari dhe Migena Sxhroeder. /Syri.net

akshi alqi bllako ergys agasi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin