Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ai theksoi se vendimi është një përpjekje e hapur për të asgjeruar Ligjin e Dekriminalizimit, i cili u miratua si një garanci jetike për të pastruar pushtetin vendor nga persona me të shkuar kriminale.
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) për të mbajtur në detyrë Kreshnik Hajdarin si kryebashkiak të Kuçovës. Me anë të një deklarate për mediat, Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në selinë blu, Marash Logu, e ka cilësuar këtë vendim si një precedent të rrezikshëm për zgjedhjet.
Ai theksoi se vendimi është një përpjekje e hapur për të asgjeruar Ligjin e Dekriminalizimit, i cili u miratua si një garanci jetike për të pastruar pushtetin vendor nga persona me të shkuar kriminale. Logu tha më tej se qytetarët e Kuçovës dhe Shqipërisë meritojnë të përfaqësohen nga zyrtarë që respektojnë ligjin, jo nga individë që e shkelin atë dhe që qëndrojnë në zyra me vendime të njëanshme.
Deklarata e Plotë:
Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për të lënë në fuqi mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, përbën një goditje të rëndë të shtetit të së drejtës dhe një cenim të drejtpërdrejtë të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve e votës së lirë.
Partia Demokratike e konsideron këtë vendim si një përpjekje të hapur për të asgjësuar frymën dhe germën e Ligjit për Dekriminalizimin (Ligji nr. 138/2015). Ky ligj u miratua si një garanci jetike për të pastruar administratën dhe pushtetin vendor nga personat me të shkuar penale dhe për të mbrojtur integritetin e zyrave publike.
Pasi Gjykata e Posaçme (SPAK) e deklaroi fajtor dhe e dënoi zyrtarin e Partisë Socialiste për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, mbajtja e tij në detyrë përmes akrobacioneve juridike është e pambrojtshme. Ky vendim krijon një precedent të rrezikshëm, ku fshehja e të dhënave penale dhe mashtrimi i institucioneve shtetërore e zgjedhore jo vetëm që nuk ndëshkohen me largim nga detyra, por tolerohen publikisht.
Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk mund të interpretohen me dy standarde për të mbrojtur interesat politike të pushtetit. Qytetarët e Kuçovës dhe të gjithë Shqipërisë meritojnë të përfaqësohen nga zyrtarë që respektojnë ligjin, jo nga individë që e shkelin atë dhe që qëndrojnë në zyra falë vendimeve të njëanshme.
Partia Demokratike deklaron se kjo betejë për ligjshmërinë dhe dinjitetin e votës do të vazhdojë në të gjitha shkallët e mbetura të gjyqësorit. Ne mbetemi të palëkundur për të mbrojtur standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nga çdo element që deformon vullnetin e sovranit.
KAS la pak ditë më parë në fuqi vendimin e KQZ-së për mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari. Hajdari u dënua me vendim të formës së prerë në korrik të 2024 me 6 muaj burgim për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, i konvertuar në shërbim prove. Kryebashkiaku nuk kishte deklaruar një dënim të marrë 23 qershor të vitit 1999 me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës për hyrje në territorin grek pa leje, i konvertuar në masë riedukuese të “qortimit” për shkak të moshës 17 vjeç./Dosja.al
KLOS- Këshilli Bashkiak i Klosit ka votuar kundër propozimit për bashkimin e Bashkisë Klos me Bashkinë Burrel, çështje e ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 20 shkollat e para në Tiranë janë pajisur me kamera inteligjente për të...
PS TIRANË- Partia Socialiste do të mbledhë të enjten, më 3 shtator, Grupin Parlamentar dhe qeverinë në kuadër t&eum...
Bekim Sejdiu KOSOVË- Bekim Sejdiu është emri që është zgjedhur për presidentin e ardhshëm të Kosovës. Kry...
Bekim Sejdiu KOSOVË- Kandidati për president të Kosovës, Bekim Sejdiu, ka bërë folur për herë të parë p&e...
Albin Kurti, Bekim Sejdiu dhe Lumir Abdixhiku KOSOVË- Profesori Bekim Sejdiu është emri për të cilin janë dakorduar kryetari ...
Albin Kurti KOSOVË- Kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë nisur taki...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se dokumentet e dorëzuara për të udhëtuar drejt Sht...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, pas kundërshtimeve të disa këshillave bashkiakë ndaj shkrirjes së bashk...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza të rënda në drejtim të mazhorancës në lidhje me zgjedhjet vendore që do...