Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, janë dakordësuar sot që ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, të jetë president.
KOSOVË- Bekim Sejdiu është emri që është zgjedhur për presidentin e ardhshëm të Kosovës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, janë dakordësuar sot që ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, të jetë president.
Por kush është Bekim Sejdiu, emri që po përflitet për pozitën e presidentit?
Bekim Sejdiu, i lindur në vitin 1974, ka një karrierë të gjatë në drejtësi, diplomaci dhe akademi. Ai ka shërbyer si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga prilli i vitit 2015 deri në vitin 2021, kur dha dorëheqje nga kjo pozitë. Gjatë mandatit në Gjykatën Kushtetuese, Sejdiu ka qenë gjyqtar raportues në disa raste me rëndësi politike, përfshirë edhe vendimin e vitit 2020 që çoi në rrëzimin e Qeverisë së Avdullah Hotit.
Para emërimit në Gjykatën Kushtetuese, Sejdiu ka shërbyer në diplomaci. Ai ka qenë ambasador i Kosovës në Turqi nga viti 2008 deri më 2012, ndërsa më pas ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Nju-Jork nga viti 2012 deri më 2014. Para emërimit si ambasador, Sejdiu ka qenë këshilltar politik në kabinetin e ministrit të parë të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
Ai është gjithashtu profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron që nga viti 2002. Studimet juridike i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka kryer edhe studime pasuniversitare në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Ka doktoruar në fushën e studimeve ndërkombëtare dhe diplomatike.
Ndërkohë, Kurti dhe Abdixhiku kanë zhvilluar disa takime në kuadër të negociatave për gjetjen e një kandidati konsensual për president. Takimet kanë qenë të përqendruara fillimisht në harmonizimin e parimeve dhe profilit të kreut të shtetit, ndërsa deri më tani nuk ka pasur një njoftim zyrtar për një marrëveshje përfundimtare.
Edhe takimi i fundit, i mbajtur të shtunën mbrëma në ambientet e Kuvendit të Kosovës, përfundoi pa një njoftim konkret, duke lënë të hapura negociatat për ditët në vijim. Çështja e zgjedhjes së presidentit është e hapur që nga prilli i vitit 2026, kur përfundoi mandati i ish-presidentes Vjosa Osmani. Që nga ajo kohë, detyrën e ushtrueses së presidentes e mban Albulena Haxhiu.
Për zgjedhjen e presidentit në Kuvend kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë. Në dy raundet e para të votimit, kandidati duhet të marrë dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve, përkatësisht 80 vota. Në raundin e tretë, presidenti zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve, pra me 61 vota./Dosja.al
Bekim Sejdiu KOSOVË- Kandidati për president të Kosovës, Bekim Sejdiu, ka bërë folur për herë të parë p&e...
Albin Kurti, Bekim Sejdiu dhe Lumir Abdixhiku KOSOVË- Profesori Bekim Sejdiu është emri për të cilin janë dakorduar kryetari ...
Albin Kurti KOSOVË- Kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë nisur taki...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se dokumentet e dorëzuara për të udhëtuar drejt Sht...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, pas kundërshtimeve të disa këshillave bashkiakë ndaj shkrirjes së bashk...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza të rënda në drejtim të mazhorancës në lidhje me zgjedhjet vendore që do...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se çmimet e ushqimeve janë rritur disa herë më shumë se mesat...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar dhe rritjen e çmimeve dhe përkeqësimin e kushteve ekonomike të fami...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisa gjatë një konference shtypi ka denoncuar statistikat për koh&...
Genta Vangjeli TIRANË- Partia Demokratike ka ngritur pretendime për pasurinë e ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, duke k&e...