21 February 2024, 16:34
Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Një ditë pas protestës së opozitës, Belind Këlliçi ka bërë apel që të lirohen qytetarët e arrestuar. Në një deklaratë për mediat, ai bën thirrje që të ndalen provokimet ndaj opozitës dhe se duhet të respektohen të drejtat e tubimit qytetar.
DEKLARATA E BELIND KËLLIÇIT
“Partia Demokratike siguron të gjithë protestuesit se ne do tu dalim zot. Tubimi i djeshëm, i qindra mijëra shqiptarëve është siguresa e garancisë se në këtë vend është sovrani që e ushtron pushtetin, dhe ata qeveritarë në kryeministri dhe ata policë me uniformë, janë vetëm qiraxhinj në shtetin e shqiptarëve.
Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku e të tjerë, të bëjnë kujdes! Tu thonë zelltarëve partiakë në polici se nuk i mbron asgjë para së drejtës dhe ligjit. Nuk mund të fshihen dhe nuk mund të marrin garanci paprekshmërie nga ata që as vetë nuk i kanë këto garanci! Kush prek demokratët do të përgjigjet një më një.
Çdo procedim, ndalim apo abuzim me protestuesit e djeshëm do të marrë përgjigje ligjore dhe qytetare. Cdo polici abuziv do t’ia çojmë ligjin te dera, çdo shkelësi do t’i kujtojmë se interesat e qytetarëve, e drejta e fjalës dhe protestës, nuk mund të negociohen me patronazhistët e pushtetit.
Bëni kujdes, sepse kujdestaria e pushtetit nuk e ndal dot shpagimin e ligjit, dhe kur kjo të ndodhë as Edi, as Taulanti nuk do jenë aty për tu mbrojtur.
Në fund, edhe njëherë, mirënjohje për të gjithë shqiptarët që dhanë dje një mesazh force dhe shprese. Të gjithë protestuesve që u cenuan në krye të detyrës qytetare, në zemër të protestës, u themi se Partia Demokratike dhe opozita janë me ta në çdo hap ligjor dhe njerëzor."
belind kellici
Politike
21 February 2024, 14:35
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për m...
Politike
21 February 2024, 14:29
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se ata nuk do të votojnë...
Politike
21 February 2024, 14:03
r.ll
ervin mete
TIRANË- Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ervin Mete, ministri i Financave dhe Ekonomis&eum...
Politike
21 February 2024, 14:10
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për m...
Politike
21 February 2024, 13:51
r.ll
fatos reka dhe denion meidani
SHKUP- Është liruar nga detyra si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Fatos Reka.
...
Politike
21 February 2024, 13:47
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar ditën e sotme se do të ndryshohen kompetencat e prefektit. P...
Politike
21 February 2024, 13:43
r.ll
jorida tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me propozimin e Partisë Socialiste, e cila ...
Politike
21 February 2024, 13:41
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar sot se nuk do të ketë asnjë amnisti penale për per...
Politike
21 February 2024, 13:35
r.ll
foto nga mbledhja e byrose
TIRANË- Ka pasur tensione në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, ku po shqyrtohej ankimimi i dy deputeteve t&eum...
Politike
21 February 2024, 13:19
M.B
Parlamenti
TIRANA- Deputetet eopozitës Albana Vokshi dhe Elda Hoti kanë ankimuar vendimin për përjashtimin e tyre, pasi penguan zhvilli...