5 June 2023, 17:36
Nga m.s
Edi Rama
FIER- Kryeministri Edi Rama është ndalur në Fier, ku vijon me takimet e tij falenderuese në të gjitha qytetet ku Partia Socialiste mori fitoren më 14 Maj. Kryeministri Rama u fokusua tek demokratët, të cilët sipas tij, nuk ndyen dorën për të vendosur kryqin e votës aty ku nuk kishte të ardhme. Kreu i qeverisë pohoi se kanë bërë gabime, por tha para qytetarëve fierakë se kanë përgjegjësi dhe nuk do reshtin të bëjnë më shumë për ta.
“Sigurisht zgjedhësit janë më shumë se anëtarët tanë të opozitës, dhe dua ti falenderoj të gjithë ata që në 14 maj na dhanë besimin e madh. Është shprehje e një pritshmërie të lartë dhe e një rreziku të madh. Ne nuk e kuptojmë siç duhet këtë rezultat.
Por ka edhe një element tjetër që është mos ardhja në votimin e shumë demokratëve, e shumë që janë pozicionuar shumë nga ne, që kanë të pamundur të kapërcejnë ylberin. Nuk deshën ta ndyjnë dorën, duke vendosur kryqin e votës aty ku s’kishte asnjë të ardhme, aty ku hijet e shkuarës paraqiten si një koalicion që nuk ofron asgjë, është një turp në fletët e votimit, është një turp që na rëndon të gjithëve.
Por duhet ta kuptojmë shumë mirë, se ky rezultat është shpërblimi i një pune të madhe të shumë njerëzve. Është shëmbëlltyra e besimit që njerëzit se ne mund ti plotësojmë kërkesat dhe nevojat e paplotësuara. Se pavarësisht se kemi bërë gabime që nuk i mohojmë dot, s’i kemi bërë kolektivisht, por kemi përgjegjësi. Njerëzit na kanë dhënë besimin, duke mos reshtur për të bërë gjërat që duhen bërë, apo gjërat që kanë pritur kohën për tu bërë.
Ne të mos bëjmë gabimin e madh të të kuptuarit të rezultatit, si shpehje kënaqësie për punën tonë, është besim PO, por një besim jo me kohë të pakufizuar. Se unë mendoj që për të marrë nje shembull: se ata që na kanë votuar, nuk mund të presin edhe 10 vjetë të tjera, për të mos pasur andralla me kadastra, me titujt e pronësisë, me regjistrimin e tokës së tyre. Fatkeqësisht akoma, përsëri kemi dadastrën që është portreti i turpit tonë”, tha kryeministri Rama.
edi rama fier zgjedhjet
Politike
5 June 2023, 17:19
A.B
Edi Rama
FIER- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Fier, aty ku zhvilloi 'turin e falenderimeve'. Ai u shpreh falenderu...
Politike
5 June 2023, 17:06
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Pas mbledhjes me deputetë të Partisë Demokratike në Kryesinë e Kuvendit, Gazment Bardhi po mban nj&eu...
Politike
5 June 2023, 16:54
A.B
Bledi Cuci dhe Hans Leijtens
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka pritur ditën e sotme në një takim kreun e F...
Politike
5 June 2023, 16:22
A.B
Xhelal Mziu
TIRANË- Xhelal Mziu ishte i pranishëm ditën e sotme në mbledhjen e grupit të PD-së. Pas përfundimi...
Politike
5 June 2023, 16:08
m.s
Shkëlqim Hoxha
TIRANË- Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha, i cili ...
Politike
5 June 2023, 15:27
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Për të ndryshuar situatën brenda Partisë Demokratike, grupi parlamentar, i kryesuar nga deputeti Gazment Ba...
Politike
5 June 2023, 15:14
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Rikthimi i Lulzim Bashës në botën politike e në PD ishte një nga çështjet që u pyet s...
Politike
5 June 2023, 15:10
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi nuk e përjashtoi mundësinë që të ulet e të...
Politike
5 June 2023, 15:10
TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i drejtuar nga Gazmend Bardhi përmes një platforme propozoi nisjen e rioganizimit me synim...
Politike
5 June 2023, 15:03
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi doli në një deklaratë për mediat pas p...