Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
"Kemi krijuar shoqërinë ALB TRACE"/ Rama: Në 2026 çdo biznes duhet të ketë shërbimin për pagesa elektronike
Gjatë fjalës së tij në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama theksoi se është hapur një kapitull tjetër lidhur me nevojën për të ulur cash në ndërveprimet ekonomike të vendit dhe sipas tij, janë vendosur disa limite si fillim.
30 December 2025, 11:22Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi se në 2026 çdo biznes duhet të ketë shërbimin për pagesa elektronike dhe sipas tij, krijimi i shoqërisë ALB TRACE është një risi në jetën e vendit falë një bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara. Gjatë fjalës së tij në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama theksoi se është hapur një kapitull tjetër lidhur me nevojën për të ulur cash në ndërveprimet ekonomike të vendit dhe sipas tij, janë vendosur disa limite si fillim.
"Kemi krijuar shoqërinë ALB TRACE, që është një risi në jetën e vendit falë një bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara, duke siguruar që Shqipëria të prodhojë pullat fiskale në vend, të markojë karburantet në vend dhe të ofrojë disa shërbime. Kemi hapur një kapitull tjetër lidhur me nevojën për të ulur cash në ndërveprimet ekonomike të vendit dhe janë vendosur disa limite si fillim. Ajo që dua të theksoj është që deri në qershor çdo biznes që operon në sektorin e turizmit dhe transportit do duhet të garantojë format alternativat të pagesave për qytetarët, jo vetëm cash dhe asgjë tjetër, por edhe mjetet për të bërë pagesa elektronike. Brenda vitit të ardhshëm çdo biznes në Shqipëri duhet të garantojë formën alternative të pagesës. Që vendas apo vizitorë të paguajnë me kartë apo forma të tjera të pagesë elektronike”, tha Rama./Dosja.al