31 October 2025, 13:51
Nga I.A
Ilir Rusmaili
TIRANË- Këshilltari ligjor i Presidentit Bajram Begaj, Ilir Rusmaili i është kthyer keq Gjykatës Kushtetuese ditën e sotme për shkak se po shqyrton aktin e Presidentit. Në fjalën e tij, Rusmaili ka theksuar se Kushtetuesja i lejoi vetes të drejtën për të shqyrtuar një akt administrativ. Ndërkohë që ka theksuar se Gjykata Kushtetuese po vendosn fatin e një akti administrativ, kur Kushtetuta nuk ua lejon këtë.
"Dekreti i presidentit ka qenë Kushtetues dhe ngelet i tillë edhe sot, për shkak se Kushtetuta dhe jurisprudenca e GJK që janë ende në fuqi sot e kësaj ditë e bënin dekretin kushtetues. Ju e shihni veten kompetencë për të vendosur lidhur me dekretin për shkak se shihni të lidhur me cështjen në themel. Ju nuk thatë sot që dekreti nuk është akti administrativ ndryshe nga qëndrimet e mëparshme të GJK.
Ju e shihni të lidhur, ne nuk kontestojmë asgjë, por shohim disa probleme të vogla. Është normale që për shumicën e çështjeve që vijnë në Gjykatën Kushtetuese, të gjendet një lidhje me aktet zbatuese, aktet individuale administrative. Nëse lidhja tërheq kompetencën tuaj për gjykimin e këtyre akteve mund të ndodheni para situatës, ku ju mund të jepni ose të hiqni leje legalizime, të jepni ose të hiqni leje ndërtimi, të jepni ose të hiqni autorizime strehim për të pastrehët.
Kjo është e rrezikshme për GJK sepse e nxjerr atë jashtë funksionit kushtetues. Por ju që i lejuat vetes të drejtën për të shqyrtuar një akt administrativ keni gjetur edhe mekanizmat mbrojtës nga kjo rrëshqitje. Fakt është që ju në fund të ditës do të jenë të detyruar të merrni një vendim në raport me dekretin. Do të përballemi me faktin që ju po merrni në shqyrtim dhe po vendosni fatin e një akti administrativ, kur Kushtetuta nuk ua lejon këtë," tha Rusmaili./Dosja.al
ilir rusmaili erion veliaj
Politike
31 October 2025, 13:43
I.A
Policia
TIRANË- Rrokadë në Policinë e Shtetit. Ditën e sotme janë bërë disa ndryshime në strukturat drejt...
Politike
31 October 2025, 13:33
I.A
TIRANË- Përfaqsuesja e Qeverisë i është përgjigjur pretendimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjatë fjalës...
Politike
31 October 2025, 13:33
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Sali Berisha, udhëheqësi i Partisë Demokratike ka deklaruar sot se vetëm zëri, energjia dhe ...
Politike
31 October 2025, 13:32
E.d
Sali Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se për të parë atë çfarë ai e quan "egërsin...
Politike
31 October 2025, 13:29
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike ka deklaruar sot se opozita ka mbi dy mijë dokumente, të cila...
Politike
31 October 2025, 13:23
M.L
Veliaj, avokatët
TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Gjykatën Kushtetuese ku po i përgjigjet pyetjeve t&...
Politike
31 October 2025, 13:18
I.A
Adea Pirdeni
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka publikuar për konsultim ...
Politike
31 October 2025, 13:12
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se Kryeministri Rama nuk e lejon hetimin p&eum...
Politike
31 October 2025, 13:10
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se hoteli 20 katësh, me vlerë 70 milionë eur...
Politike
31 October 2025, 12:54
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se një nga protestat që PD ka bërë m&eu...