30 May 2026, 13:10
Nga DOSJA

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu drejtua delegatëve në Kuvendin Kombëtar të PD-së me një fjalim ku vlerësoi qëndresën e demokratëve gjatë viteve të fundit dhe procesin e rithemelimit të partisë. Berisha kujtoi Kuvendin e vitit 2021, duke e cilësuar atë si pikënisjen e një rrugëtimi të vështirë politik, në një kohë kur Partia Demokratike u përball me përpjekje për t’u dobësuar dhe shndërruar në një opozitë formale.
Kreu i demokratëve tha se nuk e ka vënë asnjëherë në dyshim përkushtimin dhe vendosmërinë e mbështetësve të PD-së, duke i cilësuar ata si forca që mbajti gjallë pluralizmin politik në vend. Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndërmarrë përpjekje për të kontrolluar opozitën, por shtoi se këto tentativa kanë dështuar.
"Të dashur delegate dhe delegatë, të ftuar, të pranishëm në këtë Kuvend, secili nga ne në këtë moment, në mënyrë eksklamative mund të shtrojë pyetjen: çfarë rrugëtimi, çfarë maratone e jashtëzakonshme e maratonomakëve si ju. Më kujtohet sot kur hodhëm hapat e parë në këtë mision pesë vite më parë në Kuvendin Kombëtar të 21-shit, kur rithemeluam PD-në. Unë e dija mirë se kishim një rrugë të vështirë, na prisnin beteja të egra.
Unë njihja mirë narkoshtetin që ishte instaluar në Shqipëri. Por miq, në karrierën time politike dhe në jetë, kam bërë gabime, kam pasur një avantazh të madh, nga vitet e rinisë gjer sot gjithnjë kam ruajtur të paprekur bindjen se jashtë teorisë së gabimit kurrkush nuk del. Ndaj dhe gjithnjë jam përpjekur t’i korrigjoj ato. Por duhet t’u them sot, se në një gjë nuk kam gabuar, dhe ajo çka unë nuk kam gabuar kurrë, nuk kam gabuar në besimin ndaj jush.
Jo! Nuk kam vendosur kurrë në jetën time në dyshimin më të vogël besimin tek ju, karakterin tuaj të fortë, idealet tuaja, vendosmërinë tuaj, përkushtimin tuaj. Ndaj dhe nisëm së bashku një udhëtim të vështirë, në një moment kritik pasi për dekada kishim bërë shumë përpjekje për të forcuar pluralizmin, për të konsoliduar demokracinë. Kishim edhe arritjet tona, të mëdha, të pamohueshme. Por erdhi një moment kur Edi Rama vendosi si moral, si platformë të regjimit të tij moralin dhe platformën e etërve të tij xhelatë. Ndërmori sulmin për asgjësimin e PD-së, për shndërrimin e saj në opozitë fasadë, për blerjen e saj. Por gaboi.
Nuk është për treg kjo parti. Kjo parti është për moral. Kjo parti është për ideale. Kjo parti është për vlera. As nuk blihet, as nuk shitet. As nuk mposhtet kurrë. Ndaj dhe u ngritëm. U ngritëm në një kohë kur dukej se edhe tokën, edhe qiellin e kishim kundër nesh. Por u ngritëm në atë kohë se ishim të pathyeshëm në besimin tonë tek e vërteta. U ngritëm, na e imponuan, jo se deshëm, por midis të gjithave, ne zgjodhëm të mbrojmë të vërtetën. Ndaj dhe ju, uleni sot këtu krenarë, ju dhe çdo demokrat, krenarë sepse vini në këtë sallë dhe kudo që jeni, gardianë të pluralizmit politik në Shqipëri. Gardianë të sovranitetit të kombit shqiptar. Gardianë të pamposhtur të vlerave të lirisë, të dinjitetit njerëzor," tha Berisha./Dosja.al
Politike
30 May 2026, 13:05
D.S
LEZHË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se, Partia Socialiste ndodhet përballë një fronti kundërshtarësh q...
Politike
30 May 2026, 12:59
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se në praninë e miqve dhe përfaqësuesve të partive simotr...
Politike
30 May 2026, 12:48
E. D
Dragan Kovachki
TIRANË- Dragan Kovachki, sekretari i VMRO-DPMNE, parti në Maqedoninë e Veriut, u shpreh besimplotë se me modernizimin, ...
Politike
30 May 2026, 12:35
E. D
Vassilios Giogiakas
TIRANË- Deputeti i parlamentit grek Vassilios Giogiakas përcolli përshëndetjet e kryeministrit grek...
Politike
30 May 2026, 12:33
E. D
Volkmar Klein
TIRANË- Ish deputeti i CDU-së, Volkmar Klein, gjatë fjalës së tij përshëndetëse në Kuvendin Komb...
Politike
30 May 2026, 12:31
E. D
Thomas Kunze
TIRANË- Drejtori për Shqipërinë të Fondacionit KAS të CDU, Thomas Kunze u shpreh se Partia Demokratike mbe...
Politike
30 May 2026, 12:27
E. D
TIRANË- Lista e kandidatëve për Këshillin e ri Kombëtar të Partisë Demokratike, ku mes qindra anëtarëve t&eu...
Politike
30 May 2026, 12:07
E. D
Dolors Montserrat
TIRANË- Dolors Montserrat, Deputete e Parlamentit Europian dhe Sekretare e Përgjithshme e Partive Popullore Europiane,&nbs...
Politike
30 May 2026, 12:05
E. D
Bob McEwen
TIRANË- Ish-kongresmeni, përfaqësues i Partisë Republikane të SHBA-së, Bob McEwen në fjalën e tij para ...
Politike
30 May 2026, 11:59
E. D
Stephen Harper
TIRANË- Stephen Harper, Presidenti i IDU, bashkimit më të madh politik në botë dhe ish-kryeministër i Kanadas&...