LIVE UPDATES
Politike

KLSH zbulon shkelje të rënda në ISUV, PD: Kur shkelja e ligjit bëhet normë, kryeministri duhet të japë dorëheqjen

Ajo iu referua raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, ku janë konstatuar shkelje të shumta. Sipas saj, raporti ka evidentuar 16 masa organizative, 2 masa për shpërblim dëmi, 4 masa për eliminimin e efekteve negative dhe 23 masa disiplinore ndaj punonjësve.

27 June 2026, 10:56 Nga I.A
KLSH zbulon shkelje të rënda në ISUV, PD: Kur shkelja e ligjit
Genta Vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve të administratës së tij, duke i akuzuar për abuzim me detyrën dhe shpërdorim të fondeve publike. Ajo iu referua raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, ku janë konstatuar shkelje të shumta. Sipas saj, raporti ka evidentuar 16 masa organizative, 2 masa për shpërblim dëmi, 4 masa për eliminimin e efekteve negative dhe 23 masa disiplinore ndaj punonjësve.

Vangjeli thekson se në disa procedura tenderimi kanë marrë pjesë edhe persona që nuk kishin nisur ende marrëdhënien e punës, duke e cilësuar këtë si shkelje të rëndë ligjore. Sipas saj, këto raste tregojnë degradim institucional dhe mungesë përgjegjësie në qeverisje.

Deklarata e Plotë:

Është koha që bashkë me Edi Ramën të japin dorëheqjen edhe drejtuesit e administratës së tij dhe të mbajnë përgjegjësi për dëmet, abuzimet dhe shkeljet që për vite me radhë janë kryer në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Abuzimi me detyrën, shpërdorimi i fondeve publike dhe shkelja e procedurave ligjore nuk janë më akuza politike të opozitës. Ato janë fakte që evidentohen nga vetë institucionet shtetërore të kontrollit dhe auditimit. Një shembull është raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditimin në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, ku janë konstatuar shkelje të shumta që kanë sjellë pasojë 16 masa organizative, 2 masa për shpërblim dëmi, 4 masa për eliminimin e efekteve negative në administrimin e fondeve publike dhe 23 masa disiplinore ndaj punonjësve të institucionit.

Skandali bëhet edhe më i rëndë kur konstatohet se në procedurat e tenderimit kanë marrë pjesë persona që nuk kishin nisur ende marrëdhënien e tyre të punës. Titullari i institucionit me Urdhërin specifik ngre komisionin e vlerësimit të ofertave me anë të të cilit kryetare e komisionit është emëruar një zonjë e ka filluar marrëdhënien e saj të punës në ISUV 21 ditë pas daljes së urdhërit për ngritjen e KVO-së. Ky nuk është një gabim administrativ. Ky është simboli i degradimit të shtetit, i papërgjegjshmërisë institucionale dhe i kulturës së pandëshkueshmërisë që është instaluar gjatë viteve të qeverisjes së Edi Ramës.

Kur shkeljet bëhen normë, kur ligji zbatohet sipas interesit dhe kur institucionet përdoren për të mbuluar përgjegjësitë politike, atëherë problemi nuk është më vetëm i një institucioni. Problemi është vetë modeli i qeverisjes. Prandaj, Rama, jepe dorëheqjen, sepse administrata publike është shndërruar në një mekanizëm të politizuar, ku meritokracia zëvendësohet nga bindja politike dhe ku përgjegjësia mungon. Rama, jepe dorëheqjen, sepse standardet e një demokracie funksionale kërkojnë përgjegjësi politike kur skandalet dhe dështimet përsëriten vit pas viti. Rama, jepe dorëheqjen sepse shqiptarët kanë mbi 3 javë që ta kërkojnë dhe po sfidojnë narrativën e një pushteti që pretendon se gëzon mbështetjen më të madhe nga qytetarët. Rama, jepe dorëheqjen sepse Shqipëria ka nevojë për një qeverisje të re që rikthen besimin e qytetarëve tek shteti dhe demokracia./Dosja.al

klsh isuv pd


Sondazh

Politike 27 June 2026, 09:24 I.A

DW: SHBA dhe Irani sulmojnë njëri-tjetrin

Foto Ilustruese IRAN- Pas një sulmi ndaj një anijeje tregtare për të cilin SHBA fajëson Iranin, ushtria amerikane ka goditur si ku...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin