LIVE UPDATES
Politike

Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta

Raportuesi i të Gjelbërve për Shqipërinë në Bundestag, Boris Mijatović, thotë "se në Shqipëri mungon ende një forcë politike" që mbron natyrën kundër interesave të investitorëve.

27 June 2026, 08:27 Nga I.A
Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta
Boris Mijatović

GJERMANI- Në intervistë për DW, raportuesi i të Gjelbërve për Shqipërinë në Bundestag, Boris Mijatović, thotë "se në Shqipëri mungon ende një forcë politike" që mbron natyrën kundër interesave të investitorëve.

Qeveria gjermane i quan protestat aktuale çështje të brendshme të Shqipërisë. A është vetëm e tillë?

Po, sigurisht që është para së gjithash çështje e njerëzve në Shqipëri që të kujdesen për natyrën dhe mjedisin. Por protestat e javëve të fundit tregojnë edhe diçka tjetër: shumë njerëz kanë dalë në rrugë dhe po angazhohen për mbrojtjen e natyrës. Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë u bëhet thirrje të bëjnë diçka për njerëzit dhe për natyrën.

Shqipëria është në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Dhe aty mbrojtja e mjedisit është një standard që kërkohet qartë. Kjo lidhet me Kapitullin 27, pra kapitullin për mjedisin në negociatat me Bashkimin Evropian.

Qeveria gjermane fshihet pak, nëse mund ta them kështu, pas parimit të mosndërhyrjes. Ajo mund të bënte propozime më konkrete se çfarë duhet të përmbushë Shqipëria për zbatimin e këtij kapitulli.

Këto protesta nuk kanë të bëjnë vetëm me natyrën, por edhe me një pakënaqësi më të gjerë ndaj korrupsionit dhe mënyrës se si merren vendimet politike. Disa i krahasojnë me protestat në Serbi. A shihni edhe ju ndonjë ngjashmëri?

Nuk do ta vendosja Shqipërinë dhe Serbinë në të njëjtin nivel sa i përket trajtimit të korrupsionit. Në Serbi nuk ka aq shumë arrestime, nuk ka aq shumë hetime dhe nuk shtrohen aq shumë pyetje.

Në Shqipëri situata është ndryshe. Ky është edhe avantazhi i Prokurorisë së Posaçme, e cila po heton. Drejtësia po bëhet më e vetëdijshme dhe më e sigurt. Ajo po vepron më me vendosmëri edhe ndaj rrjeteve politike, ka arrestime ose akuza ndaj figurave të larta nga politika, ekzekutivi, policia, drejtësia apo administrata. Kjo tregon se dikush po merret me korrupsionin.

Kam shpresë se do të ketë zhvillime edhe për projektet aktuale të ndërtimit. Nëse një pistë është ndërtuar tashmë, duhet pyetur: me cilën leje dhe përse? Nëse për ta mundësuar këtë janë ndryshuar ligjet, atëherë duhet reaguar politikisht, sidomos kur qindra-mijëra vetë dalin në rrugë.

Protestuesit thonë se kanë humbur besimin te partitë politike. Si mund të arrijhet ndryshimi në këto kushte?

Protestat janë një gjë, zgjedhjet demokratike janë diçka tjetër. Protestat nuk i zëvendësojnë zgjedhjet. Ato tregojnë se ekziston një problem, por në zgjedhje vendoset nëse ky problem është aq i rëndësishëm sa të sjellë ndryshim politik.

Për momentin në Shqipëri nuk shoh ende një forcë politike që të mbrojë natyrën me të njëjtën vendosmëri me të cilën mbrohen investimet. Nuk shoh një parti që të thotë qartë: ne zgjedhim mbrojtjen e natyrës, edhe nëse kjo do të thotë të heqim dorë nga projekte të caktuara.

Kjo duhet të bëhet një kërkesë që del nga protestat, të përfaqësohet politikisht dhe më pas të vendoset në zgjedhje. Një protestë mund të jetë vetëm fillimi. Vendimin përfundimtar e marrin qytetarët në kutinë e votimit.

Çfarë prisni nga qeveria shqiptare?

Qeveria shqiptare ka detyrën të gjejë ekuilibrin midis zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së natyrës.

Vjosa-Narta është një zonë e mbrojtur me vlera të jashtëzakonshme natyrore. Qeveria duhet ta mbrojë atë edhe kur kjo bie ndesh me interesat e investitorëve. Shumë njerëz kanë frikë se bregdeti shqiptar mund të mbulohet nga hotele masive dhe beton, duke humbur atë që e bën të veçantë.

Nga ana tjetër, Shqipëria ka të drejtë të zhvillojë ekonominë, të krijojë vende pune dhe të investojë në turizëm. Por kjo duhet të bëhet përmes turizmit të qëndrueshëm. Për Vjosa-Nartën mesazhi im është i qartë: duart larg këtij rezervati natyror. Ai duhet të mbetet një strehë për breshkat e detit, flamingot dhe biodiversitetin unik të kësaj zone./DW

boris mijatović

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes