16 June 2025, 10:23
Nga N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur së fundmi se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë nuk mund të ndodhë pa përmbushjen e detyrimve nga ana e Beogradit. Kjo përgjigje erdhi pasi Kurti u pyet lidhur me deklaratën e e presidentit amerikan Donald Trump për t’u riangazhuar në dialogun Kosovë-Serbi si dhe për të shtyrë përpara procesin e normalizimit.
Kurti theksoi se Serbia po shkel marrëveshjen bazike dhe se hapi i parë duhet të jetë dorëzimi i Milan Rajdojçiç, të cilin e ka cilësuar si “kryekriminel” përgjegjës për vrasjen e policit Afrim Bunjaku.
“Ne kemi një marrëveshje bazike me Serbinë, e cila po shkelet nga Serbia dhe natyrisht që për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona është e domosdoshme që ata pikë së pari t’ua dorëzojnë autoriteteve të shtetit tonë, Milan Radojçiçin, kryekriminelin që na vrau rreshterin policor, heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku.
Më pastaj të pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen bazike me aneksin e zbatimit dhe njëkohësisht ta tërheqin letrën nga dhjetori i vitit 2023, kur ish-kryeministrja Brnabiq pati thënë që nuk respekton integritetin territorial të Kosovës”, tha Kurti.
Ai shtoi se beson në mundësinë e normalizimit, por sipas tij, trysnia duhet të jetë mbi Beogradin, ndërsa vlerësoi lart rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Unë besoj që normalizimi është i mundur, trysnia duhet të jetë mbi Beogradin, dhe gjithmonë e mirëpresim rolin e SHBA të cilët paraqesin aleatin tonë kryesor, partnerin e pazëvendësueshëm dhe mikun special në tri fusha kryesore: e para mbrojtja, e dyta është diplomacia dhe e treta është zhvillimi”, tha Kurti.
kurti shba
Politike
16 June 2025, 10:10
N.F
Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim ...
Politike
16 June 2025, 08:04
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në Tiranë do të mbahet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore ...
Politike
16 June 2025, 07:58
N.F
Foto
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancën e radhës. Raportohet se seanca do të nisë...
Politike
15 June 2025, 20:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim. Deklarimi zyrtar eRdhi zyrtarisht nga P...
Politike
15 June 2025, 20:18
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vijon me postimet në platformën në TikTok ku nuk mungojnë "mesazhet...
Politike
15 June 2025, 16:08
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka theksuar se Irani dhe Izraeli duhet të b...
Politike
15 June 2025, 12:03
foto nga dasma
SHBA- Establishmenti demokrat u mblodh këtë fundjavë në Hamptons për një dasmë që ngjante me një...
Politike
15 June 2025, 11:41
genta vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në një...
Politike
15 June 2025, 11:39
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit t&eum...
Politike
15 June 2025, 10:34
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në rrjetet ë tij sociale lidhur me konfliktin mes Iranit d...