LIVE UPDATES
Politike

“Kosova model për tu marrë shembull”/ Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” KFOR-in

Por sipas gazetës amerikane, një model për tu marrë shembull është ai i Kosovës, ku KFOR vijon misionin paqeruajtës prej dekadash. Më tej gazeta emrikane shkruan se nuk është rastësi që strukturat e përcaktuara në planin 20-pikësh të Trump u bazuan në një propozim nga ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair.

20 October 2025, 20:30 Nga E. D
“Kosova model për tu marrë shembull”/ Bloomberg: Plani i
foto ilustruese

KOSOVË- Gazeta amerikane Bloomberg, shkruan se marrëveshja e paqes prej 20 pikash që Presidenti i SHBA-së Donald Trump ndërmjetësoi për Gazën, rreth 10 ditë më parë, duket se është tashmë në telashe. Bloomberg në artikull nënvizon se pa një forcë paqeruajtëse të suksesshme ndalimi i luftimeve do të jetë shumë i vështirë.

Por sipas gazetës amerikane, një model për tu marrë shembull është ai i Kosovës, ku KFOR vijon misionin paqeruajtës prej dekadash. Më tej gazeta emrikane shkruan se nuk është rastësi që strukturat e përcaktuara në planin 20-pikësh të Trump u bazuan në një propozim nga ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair.

Këto në disa aspekte ngjajnë me ato që ai ishte i përfshirë në ndërtimin e tyre për Kosovën. Bloomberg gjithashtu përmend në artikull se Forcat e NATO-s, KFOR, të cilat u vendosën në Kosovë pas 78 ditësh bombardimesh të Serbisë, arritën të mbushnin menjëherë boshllëkun e sigurisë.

Më tej thuhet se modeli i KFOR-it është një model për çdo mision të ardhshëm në Gaza, një forcë e sanksionuar nga Kombet e Bashkuara e udhëhequr nga vende myslimane si Egjipti, Azerbajxhani dhe Indonezia. Gazeta amerikane shkruan në fund se edhe pse KFOR-i, nuk ishte perfekt, por fakti që është ende i pranishëm në Kosovë pas 25 vitesh e konfirmon se ai përfaqëson një nga operacionet më të suksesshme paqeruajtëse.

Artikulli i Bloomberg:

Pse marrëveshja e paqes prej 20 pikash që Presidenti i SHBA-së Donald Trump ndërmjetësoi për Gazën, rreth 10 ditë më parë, duket se është tashmë në telashe?

Në vend që të përgatiten për t’u çarmatosur dhe për t’u tërhequr nga politika, militantët e Hamasit kanë dalë nga strehimet e tyre për të ekzekutuar rivalët palestinezë dhe për të rivendosur kontrollin në zonat nga të cilat forcat izraelite u tërhoqën.

Izraeli thotë se grupi terrorist po i ngre pritë edhe trupave të tij, ndërsa Hamasi thotë se Forcat Mbrojtëse të Izraelit vazhdojnë të bombardojnë Gazën nga ajri. Të dyja akuzat duken të sakta, ndërsa IDF gjithashtu po refuzon të rihapë pikën e kalimit Rafah midis Gazës dhe Egjiptit, siç kërkohet.

Shkaku i thjeshtë i një zbërthimi kaq të shpejtë është se as Hamasi dhe as qeveria izraelite nuk ishin të kënaqur me marrëveshjen që u detyruan të nënshkruanin nga Trump dhe udhëheqësit e rajonit. Por, duke qenë se të dyja palët thanë që në fillim se nuk kishin ndërmend të zbatonin kushtet kryesore të marrëveshjes, “Pse po sillen keq?” është ndoshta pyetja e gabuar. Një pyetje më e mirë do të ishte: “Si është e mundur që ata t’ia dalin mbanë?”

Një mënyrë e mirë për të gjetur përgjigjen do të ishte të shqyrtonim atë që ndoshta është edhe modeli më i mirë për krijimin e një force paqeruajtëse për Gazën: Kosovo Force, e njohur më mirë si KFOR, e cila u formua në vitin 1999 dhe vazhdon të veprojë edhe sot.

Nuk është rastësi që strukturat e përcaktuara në planin 20-pikësh të Trump u bazuan në një propozim nga ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair. Këto në disa aspekte ngjajnë me ato që ai ishte i përfshirë në ndërtimin e tyre për Kosovën. Forcat e NATO-s, KFOR, të cilat u vendosën në Kosovë pas 78 ditësh bombardimesh të Serbisë, arritën të mbushnin menjëherë boshllëkun e sigurisë sipas tij.

Sakaq, në rastin e Gazës, elementi i paqes i marrëveshjes së Trump, tha ai, është ende duke u përpunuar në Kajro. Modeli i KFOR-it është një model për çdo mision të ardhshëm në Gaza, një forcë e sanksionuar nga Kombet e Bashkuara e udhëhequr nga vende myslimane si Egjipti, Azerbajxhani dhe Indonezia.

Edhe pse KFOR-i, nuk ishte perfekt, dhe fakti që është ende i pranishëm në Kosovë pas 25 vitesh e konfirmon këtë, ai përfaqëson një nga operacionet më të suksesshme paqeruajtëse. Për Gazën, mësimi është i qartë, boshllëku i sigurisë duhet të mbushet menjëherë, përndryshe çdo marrëveshje paqeje është e dënuar të dështojë.

Rasti KFOR tregon se pa përgatitjen e forcave për të mbushur boshllëkun e sigurisë, asnjë marrëveshje paqeje nuk mund të mbijetojë. Dhe për Gazën, vendi nga duhet të fillojë është Rafah, edhe nëse duhet të zbatohet gradualisht./Dosja.al

bloomberg kfor kosove gaza lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin