14 September 2026, 07:59
Nga E.d
Foto ilustruse
Më 16 shtator, pas më shumë se dy vjetësh gjykim, Haga do t’i japë Kosovës një verdikt për katër nga figurat më të njohura të luftës së saj: Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit - akuza për të cilat janë deklaruar të pafajshëm.
Por, larg sallës së gjyqit, Radio Evropa e Lirë udhëtoi nëpër Kosovë - nga fshatrat e Drenicës, ku lufta dhe UÇK-ja janë ende pjesë e kujtesës së përditshme, deri te qytetet ku një brez i lindur pas luftës e sheh atë histori nga larg - për të dëgjuar se çfarë do të thotë 16 shtatori për ta. Rreth dy mijë kilometra larg Hagës në Holandë gjendet fshati Burojë i Skënderajt, vendlindja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tash e gati gjashtë vjet në paraburgim në Hagë.
Për Kadri Thaçin, bashkëfshatar dhe i afërt me familjen e ish-presidentit, verdikti që pritet më 16 shtator, nuk është thjesht një vendim gjykate. Pas më shumë se dy vjetësh gjykim, atë ditë Gjykata Speciale pritet të shpallë aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Edhe pse shpreson për lirimin e tyre, vetëm mendimi për një dënim të mundshëm e rëndon.
Për të, akuzat ndaj Thaçit nuk përputhen me njeriun që ka njohur. Ai e përshkruan ish-kreun e UÇK-së si “shumë njeri të butë, shumë njeri të mirë, shumë njeri të dashur” dhe thotë se, qysh nga fëmijëria, ai ishte “i veçantë” në fshat. Tash e gati gjashtë vjet, prej kur Thaçi, Selimi, Veseli e Krasniqi janë në paraburgim në Hagë, në Burojë procesi është bërë pjesë e bisedave të përditshme mes bashkëfshatarëve.
Pak kilometra më tej, në zemër të Drenicës, ndodhet Likoci i Drenasit. Dy fshatrat janë pranë njëri-tjetrit, por Likoci ka një vend të veçantë në historinë e luftës së UÇK-së./REL
kosova buroja podujevë
Politike
13 September 2026, 22:34
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me kundërshtimet që po has reforma e re territoriale nga ana e ban...
Politike
13 September 2026, 22:22
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet e tij sociale një denoncim të një qytetari...
Politike
13 September 2026, 19:25
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet për pagat e magjistrantëve, duke komentuar një...
Politike
13 September 2026, 19:20
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës që të pro...
Politike
13 September 2026, 18:44
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur për procesin në Hagë, tha se Serbia ka kryer një gjenocid...
Politike
13 September 2026, 17:39
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Berat për të diskutuar me banorët n&...
Politike
13 September 2026, 16:43
E.d
Egla Ceno
BERAT- Reforma e re territoriale e propozuar nga PS-ja e cila synon shkrirjen e disa bashkive dhe bashkimin e tyre me disa të tjera vijon t...
Politike
13 September 2026, 13:07
G,M
Ermal Nufi
TIRANA- Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, ka deklaruar ditën e sotme se zhvillimi i industrisë së mbrojtjes mbetet një...
Politike
13 September 2026, 16:15
E.d
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti
Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lë...
Politike
13 September 2026, 15:55
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Kuvendi i Kosovës votoi ditën e sotme Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti. Qeveria e re mo...