LIVE UPDATES
Politike

Kreu i PL: Ligjet anti-Meta ia fusim Ramës ku i shijon shumë, primaret e Berishës të mrekullueshme

I pyetur për bashkëpunimin me Partinë Demokratike dhe forcat e tjera opozitare për zgjedhjet e ardhshme vendore, Meta tha se ideja e primareve është e mrekullueshme. 

19 August 2022, 14:21 Nga F.M
Kreu i PL: Ligjet anti-Meta ia fusim Ramës ku i shijon shumë, primaret
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur paralajmërimeve të Partisë Socialiste për të depozituar në Kuvend një nismë për bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se argëtohet me çdo nismë anti-Meta që është ndërmarrë deri më tani e që nuk është e bazuar në fakte. Meta tha gjithashtu se çdo ligj që bëhet kundër tij e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, do t’ia fusë kryeministrit Edi Rama, aty ‘ku i shijon më shumë’. I pyetur për bashkëpunimin me Partinë Demokratike dhe forcat e tjera opozitare për zgjedhjet e ardhshme vendore, Meta tha se ideja e primareve është e mrekullueshme. 


Pjesë nga deklaratat:

Ilir Meta: Ju e dini fatin e të gjitha nismave anti-Meta. Më argëton kjo nismë e re, për arsye sepse jo vetëm që ndihmon dhe përshpejton rënien e lirë të kryeministrit aktual dhe në largim për të ecur më tej drejt fundit të tij plotësisht të merituar por shumë të vbonuar për arsye që ju i dini shumë mirë dhe kishin të bënin me faktin se deri para 1 viti ai kontrollonte opozitën në vend. Do t'i japim kënaqësinë për çdo ligj që do të bëjë kundër Metës, Berishës. Të gjithë e dinë fatin e nismave anti-Meta. Më argëton çdo nismë e re. Çdo ligj që do të bëjë kundër Metës dhe Berishës, ne do ia fusim aty ku i shijon më shumë. Ajo që ai nuk e shmang dot, është që ai do të përgjigjet sipas ligjeve që ka bërë vetë, që i ka firmosur vetë dhe sipas firmave që ka hedhur tak-fap. Ne kemi nisur një proces bazuar në fakte për inceneratorët dhe jo vetëm ku ai është i përfshirë personalisht. Do t'i shkojmë deri në fund. Ka patur burra të tjerë që bënin si Ismail Qemali njëherë e një kohë dhe e kishin mendjen për të vjedhur në dogana e tatime e dimë se ku përfunduan. Ky edhe më keq do ta ketë fundin e vet.  

Pyetja: Keni zhvilluar takime me strukturat në Tiranë, Durrës në Vlorë dhe Elbasan, ku keni bërë me dije që të punojnë për zgjedhjet vendore të vitit 2023 e ndoshta mund të ketë dhe zgjedhje të parakohshme më herët, kështu keni deklaruar nga Vlora. Sot z. Berisha tha se do të jetë pjesë e koalicionit dhe me Partinë e Lirisë por kandidatët e zgjedhjeve vendore të 2023-it do të zgjidhen nga primaret. Keni ju një koment dhe a do të ketë një formulë zgjidhjeje përsa i takon kandidatëve për vitin 2023? Do të jenë kandidatë të përbashkët apo do të jenë kandidatët tuaj?

Ilir Meta: Kjo padyshim që është një çështje që ka rëndësinë e saj, aq më tepër kur jemi në kushtet e një pushteti vendor antikushtetues, ilegjitim dhe njëpartiak, ku opozita nuk ka asnjë këshilltar në të gjithë territorin e republikës së Shqipërisë dhe unë i fton të gjithë opozitarët ku janë, jo vetëm të Partisë së Lirisë, të Partisë Demokratike, po të të gjitha forcave të tjera, shoqërisë civile, të forcojnë monitorimin ndaj bashkive, vendimeve të këshillave bashkiake. investigimin dhe denoncimin se dihet, edhe atje ka afera të ngjashme si kjo e inceneratorëve në qendër - atje kudo ka afera lokale se nuk ka asnjë lloj kontrolli nga ana e opozitës dhe ne padyshim që do të bashkëpunojmë me të gjitha forcat e vërteta opozitare për t’ia kthyer të gjithë pushtetin vendor qytetarëve. Përshëndes idenë e primareve që ka futur z.Berisha në Partinë Demokratike. Është një ide e mrekullueshme dhe në rastin e një koalicioni kjo mund të ishte një ide e mrekullueshme për të gjithë koalicionin jo thjesht për të zgjedhur kandidatët e njërës apo tjetrës parti, por për të zgjedhur kandidatët më të mirë të opozitës për të gjitha bashkitë tona sepse ky është shqetësimi ynë më i madh, si të përmirësojmë standartet e qeverisë vendore që kanë degraduar aq shumë sa kjo e Edi Ramës, sa ka shpallur procesin e falimentit të të gjithë këtyre bashkive.

ilir met sali berisha edi ra

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin