19 August 2022, 12:11
Nga A.B

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti nismën e pasaportave të arta si thirrje e kryeministrit Edi Rama ndaj narko trafikantëve. Gjatë konferencës për mediat, kreu i PD-së tha se pasaporta e artë është mekanizmi i tretë e i fundit i trinomit të shndërrimit të Shqipërisë në parajsën tokësore të drogës e trafiqeve dhe krimit rajonal. Sipas Berishës, vendi ynë po kthehet në një kanal të zi për të larë narko-eurot e trafikantëve të pashpirtë të rajonit, Evropës e botës.
'Jam sot për të deklaruar në emër të PD, se pasaporta e artë e Edi Ramës është thjesht një thirrje: “narko-trafikant dhe kriminel të të gjithë rajonit, Evropës dhe botës bashkohuni në Shqipëri”. PD deklaron se pas nisjes për legalizimin e kanabisit, ligjin për amnistinë fiskale, legalizimin e parave të krimit që hyjnë nga jashtë, pasaporta e artë është mekanizmi i tretë e i fundit i trinomit të shndërrimit të Shqipërisë në parajsën tokësore të drogës trafiqeve dhe krimit rajonal evropian dhe botëror. Pasaporta e artë, në vendet ku shteti ligjor funksionon është një mundësi e përdorur nga ato qeveri dhe vende për të thithur investime të huaja. Kurse pasaporta e artë në narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, Shqipëri, është kanal i zi për të larë narko-eurot e trafikantëve të pashpirtë të rajonit, Evropës e botës në Shqipëri, një kanal i zi për paranë toksike të bosëve të drogës dhe krimit, para e cila me kullat monumente nacionaliste korruptive si i ka quajtur shtypi ndërkombëtar në Tiranë po shkatërron pamjen, urbanistikën trafikun e mjedisin e saj'- tha Berisha.
sali berisha
Politike
18 August 2022, 21:12
I.A
Liman Morina dhe Edi Rama
HAS- Kryetari i Bashkisë së Hasit Liman Morina ka deklaruar se bashkia që drejton ai është lën...
Politike
18 August 2022, 19:45
I.A
Ilir Meta
ELBASAN- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e PL-së në Elbasan. ...
Politike
18 August 2022, 19:35
I.A
Ilir Meta
ELBASAN- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e PL-së në Elbasan. ...
Politike
18 August 2022, 19:24
I.A
Ilir Meta
ELBASAN- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e PL-së në Elbasan. Gjat&...
Politike
18 August 2022, 19:13
I.A
Ilir Meta
ELBASAN- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e PL-së në Elbasan. Gjat&...
Politike
18 August 2022, 19:11
I.A
Ilir Meta
ELBASAN- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e PL-së në Elbasan. Gjatë...
Politike
18 August 2022, 16:55
Komisioni
Kuvendi humbi 6 muaj për reformën e re zgjedhore pasi komisioni i posaçëm i ngritur me këtë qëllim më d...
Politike
18 August 2022, 16:45
Edi Rama
TIRANË- Shumica socialiste i ka gati ndryshimet e disa neneve në ligjin e dekriminalizimit përmes të cilave synohet ndalimi n...
Politike
18 August 2022, 16:18
Shefi i Organizimit i Partisë Demokratike, Klevis Balliu
TIRANË- Shefi i Organizimit i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ishte i ftuar n&eu...
Politike
18 August 2022, 16:12
F.M
Klevis Balliu
Deklaratë e Shefit të Organizimit në PD, Klevis Balliu: Katër jetë janë humbur në harkun e 24 orëve n...