LIVE UPDATES
Politike

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

Përplasjet e hapura brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës partisë që shihet si partnerja më e mundshme e Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një shumice qeverisëse kanë ngritur pikëpyetje jo vetëm për të ardhmen e saj politike, por edhe për ndikimin që mund të kenë në procesin e formimit të institucioneve.

25 June 2026, 17:33 Nga D.S

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e

KOSOVË- Teksa Kosova vazhdon të mbetet pa institucione të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, një tjetër zhvillim po e ndërlikon edhe më tej skenën politike. Përplasjet e hapura brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës partisë që shihet si partnerja më e mundshme e Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një shumice qeverisëse kanë ngritur pikëpyetje jo vetëm për të ardhmen e saj politike, por edhe për ndikimin që mund të kenë në procesin e formimit të institucioneve.

Kërkesat publike për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, të shoqëruara me replika mes figurave drejtuese të partisë, kanë nxjerrë në pah ndasitë e brendshme që pasuan rezultatin zgjedhor.

Në këtë klimë, analistët vlerësojnë se mënyra se si do të menaxhohet kjo krizë, mund të ndikojë në kapacitetin e LDK-së për të negociuar një marrëveshje politike, edhe pse nuk besojnë se vetëm zhvillimet brenda saj do ta përcaktojnë fatin e institucioneve të reja.

LDK-ja u rendit e treta në zgjedhjet e 7 qershorit, pas Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, duke mos arritur të ndryshojë pozicionin që ka mbajtur edhe në dy palë zgjedhjet paraprake - më 9 shkurt 2025 dhe më 28 dhjetor 2025.

Ky rezultat riktheu debatet e brendshme mbi drejtimin e partisë. Këtë javë, së paku dy kryetarë komunash dhe disa drejtues degësh kërkuan publikisht dorëheqjen e Abdixhikut, duke argumentuar se ai duhet të marrë përgjegjësi për rezultatin zgjedhor dhe për mungesën e një rritjeje të ndjeshme elektorale.

Abdixhiku iu përgjigj kritikëve me kundërkërkesë, duke u bërë thirrje atyre që të japin dorëheqje. Përplasjet u reflektuan shpejt edhe në diskursin politik mes partive.

Nga koalicioni fitues u tha se mbetet e paqartë se me cilën “rrymë” brenda LDK-së duhet të zhvillohen negociatat për krijimin e institucioneve, ndërsa nga vetë LDK-ja u përgjigjën se partia ka vetëm një adresë për vendimmarrje: kryetarin Lumir Abdixhiku.

Donika Emini, nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë, thotë se debatet e fundit nuk përbëjnë një zhvillim të papritur për LDK-në. Sipas saj, sa herë që në këtë parti është hapur çështja e lidershipit, procesi është shoqëruar me përçarje, fraksione dhe largim të figurave të rëndësishme politike.

Emini vlerëson se deklaratat për paqartësitë se me kë duhet negociuar për formimin e institucioneve të reja, janë pjesërisht politike, por njëkohësisht pasqyrojnë edhe realitetin e brendshëm të LDK-së.

“Edhe pse adresa formale për negociata është kryetari i partisë, LDK-ja karakterizohet nga fraksione të ndryshme, të cilat kanë preferenca të ndara për partneritetet politike. Një pjesë favorizon bashkëpunimin me LVV-në, ndërsa një pjesë tjetër preferon vazhdimin e bashkëpunimit me PDK-në, siç ndodh aktualisht në Prishtinë, ku të dyja partitë bashkëqeverisin në nivel lokal”, thotë Emini për Radion Evropa e Lirë.

Mendim të ngjashëm ndan edhe analisti dhe ligjëruesi në Universitetin e Prishtinës, Artan Muhaxhiri. Ai thotë se, nëse përplasjet vazhdojnë, LDK-ja rrezikon të humbasë jo vetëm stabilitetin e saj të brendshëm, por edhe besueshmërinë si partnere në procesin e krijimit të institucioneve.

“Pa gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të gjitha fraksionet, nuk mund të kalohet në fazat e tjera. Fillimisht duhet adresuar pakënaqësitë e strukturave, në mënyrë që më pas të mund të ndërtohet një qëndrim i unifikuar ndaj ofertave eventuale të LVV-së”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i minimizon debatet e fundit, duke i cilësuar ato si pjesë të funksionimit demokratik të partisë dhe jo si shenjë të një krize të pazakontë. Sipas tij, diskutime të ngjashme kanë shoqëruar edhe periudha kur LDK-ja drejtohej nga Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa, sidomos pas proceseve zgjedhore që nuk kanë prodhuar rezultatet e pritshme.

“Kjo është normale për LDK-në. Po të mos kishte reagime, do të duhej të pyeteshim se çka po ndodh”, thotë Haziri për Radion Evropa e Lirë. Ai konfirmon se, deri më tani, partia nuk ka marrë asnjë ftesë për negociata, por thekson se çdo komunikim eventual duhet t'i drejtohet kryetarit të LDK-së, Abdixhiku, për t’u shqyrtuar më pas në organet drejtuese të partisë.

Deklarata e Hazirit erdhi pasi Donika Gërvalla, nga partia Guxo, e cila në zgjedhjet e 7 qershorit garoi në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, tha për televizionin KTV se brenda LDK-së ekzistojnë “disa rryma të ndryshme”, të cilat e bëjnë të paqartë se me kë duhet të zhvillohen bisedimet për një marrëveshje të mundshme.

Se kontaktet politike ende nuk kanë nisur e konfirmon edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha. Ai thotë se bisedimet pritet të fillojnë vetëm pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t'i certifikojë rezultatet përfundimtare.

“Qytetari e ka thënë fjalën e vet dhe mendoj se pushteti, por edhe presidenti duhet të zgjidhen mbi bazën e kësaj premise”, thotë Rexha për Radion Evropa e Lirë. Pavarësisht zhvillimeve të fundit në LDK, njohësit e çështjeve politike nuk besojnë se procesi i krijimit të institucioneve të reja varet vetëm nga kjo parti.

Dështimi i partive për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit çoi në shpërndarjen e Kuvendit në fund të prillit - më pak se tre muaj pas konstituimit të tij - dhe në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 7 qershor.

Për këtë arsye, posti i presidentit mbetet edhe tani një nga temat më të ndjeshme të negociatave të mundshme. LDK-ja e ka bërë të qartë se ai është një nga kushtet kryesore për një marrëveshje eventuale me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve të reja.

Emini vlerëson se, aktualisht, sfidat shkojnë përtej krizës së brendshme në LDK. Sipas saj, edhe pse përçarjet e bëjnë më të vështirë ndërtimin e një qëndrimi unik për negociata, pengesa kryesore mbeten mungesa e besimit ndërmjet partive politike dhe kalkulimet elektorale që vazhdojnë të dominojnë skenën politike.

“Sa i përket çështjes së presidentit, as kjo nuk është një zgjidhje automatike. Nuk është e sigurt që posti i presidentit do t'i ofrohej LDK-së. Por, edhe nëse kjo ndodh, mbetet e hapur çështja e emrit që do të mbështetej. Kjo lidhet edhe me raportet komplekse të Lumir Abdixhikut me Vjosa Osmanin dhe me mënyrën se si do të menaxhoheshin këta ekuilibra brenda dhe jashtë partisë”, thotë Emini.

Në listën e LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit, Abdixhiku ishte kandidat për kryeministër, ndërsa Osmani kandidate për presidente. Emini shton se, nëse partitë arrijnë konfigurime të tjera parlamentare, qeveria mund të formohet edhe pa një LDK plotësisht të konsoliduar.

“... në atë rast, pasojat e përçarjeve do të mbeteshin kryesisht brenda LDK-së”, thotë ajo. Muhaxhiri, vlerëson se, pavarësisht formulës së ardhshme të bashkëqeverisjes, LDK-ja duhet të sigurojë rol të qartë në vendimmarrje dhe përfitime politike që do t'i shërbenin edhe perspektivës së saj elektorale.

“Në asnjë mënyrë nuk duhet të hyjë në dialog me një qasje të personalizuar. Nuk ka më sens që LDK-ja të sillet pa urgjencë vepruese dhe me indiferencë komode ndaj pozitës së saj në spektrin politik kosovar”, thotë Muhaxhiri.

Megjithatë, ai mbetet skeptik për mundësinë e një marrëveshjeje të shpejtë, duke vlerësuar se, pavarësisht deklaratave për gatishmëri për bashkëpunim, ende nuk ka shenja se partitë po afrohen drejt një kompromisi.

“Identifikimi i një personaliteti përbashkues për postin e presidentit sërish mund të shndërrohet në një përpjekje sizifiane, me rrokullisje kolektive mbrapa”, përfundon Muhaxhiri, duke iu referuar mundësisë që Kosova të përballet sërish me bllokada politike... dhe sërish me zgjedhje./REL

ldk

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin