LIVE UPDATES
Politike

Akuzoi heroin Tahir Sinani si mercenar, Balla paralajmëron deklaratë të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së: Do flasë sot

Ende nuk dihet se si e ka marrë vesh Balla që OVL e UÇK-së do të bëj deklaratë në lidhje me akuzat e tij ndaj Tahir Sinanit, që e quajti mercenar. 

25 June 2026, 12:33 Nga I.A
Akuzoi heroin Tahir Sinani si mercenar, Balla paralajmëron deklaratë
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla ka paralajmëruar një deklaratë të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së. Ende nuk dihet se si e ka marrë vesh Balla që OVL e UÇK-së do të bëj deklaratë në lidhje me akuzat e tij ndaj Tahir Sinanit, që e quajti mercenar. 

Pjesë nga deklaratë:

Gazetar: Përgjigjuni njëherë kërkesës zoti Balla. Ju opozitën nuk e njihni, protestuesit nuk i njihni, ju s'keni asnjë konflikt. Ju protestuesit nuk i njihni, njëri thoni është agjent iranian, tjetri është agjent i Greqisë, kë njihni ju zoti Balla përveç Partisë Socialiste dhe grupit tuaj parlamentar?

Taulant Balla: Atëherë edhe po ta ripërsëris. Partinë e Sali Berishës nuk e pranoj për përfaqësuese. Ndërkohë që, sapo nga protestuesit, meqë e doni kështu, të mbërrijë në Kuvendin e Shqipërisë një kërkesë me shkrim, do t'i kthej përgjigje dhe atyre.

Gazetar: Po mblidhen firma për referendum, do ta pranoni ju? Zoti Balla, po një përgjigje për vajzën e zotit Tahir Sinani keni, ka bërë një status?

Taulant Balla: Patjetër, do ta jap përgjigjen dhe për atë. Por për këtë çështje, besoj shumë që do ta qartësojë sot organizata e veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe do të jap një përgjigje.

Gazetar: Zoti Balla, në lidhje me kërkesat e protestuesve dhe mocionin e kërkuar nga Partia Demokratike. Partia Demokratike në mocionin e saj, të paktën në atë që kemi lexuar ne, nuk pretendon në asnjë moment që është përfaqësuese e protestave, por është e pamohueshme fakti që në Tiranë dhe në Shqipëri po ndodh një protestë, po ndodh një ngjarje. Dhe opozita parlamentare e ka jo vetëm të drejtë por mbase dhe detyrën e saj, të ngrejë shqetësimet e qytetarëve në Parlament. Pse nuk e shikoni në këtë këndvështrim, pasi nuk e di nëse aty janë paraqitur si përfaqësues të protestës ose jo.

Taulant Balla: Edhe njëherë po jua them, që mënyra sesi ishte formuluar kërkesa ishte që partia e Sali Berishës vinte në Kuvend për të kërkuar në emër të protestuesve 1, 2, 3, 4, 5. Dhe unë jam aq serioz në vlerësimin e kërkesave, jo për shkak të partisë së Saliut, por jam serioz për ata që janë në shesh dhe i mora me radhë. Tha në emër të protestuesve, partia e Sali Berishës, tha që duam rrëzimin e qeverisë, pra duam dorëheqjen e qeverisë. Ishte pika e parë. Në fund të komunikimit tuaj do t'ju jap të gjitha kopjet për korrektesë të komunikimit publik. Dhe i kam thënë, ju keni marrë përsipër të sillni në Kuvend kërkesën e protestuesve sipas jush, që ju paskan mandatuar ju, që të kërkoni dorëheqjen e qeverisë. Nuk kërkohet me mocion me debat. Kërkohet me mocion, dhe merrni procedurën parlamentare, kërkohet me mocion mosbesimi. Mblidhni 1/5, i bie 28 deputetë, i kanë 28, i bëjnë, deri këtu shkojnë në fakt, te 28-a e kapin se më thellë se kaq nuk shkojnë dot.

28 firma mblidhini, sillni kërkesën për mocion mosbesimi. E dini që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 kur kërkon mocion mosbesimi duhet të sjellësh edhe kandidatin për kryeministër. Po flasim për Kushtetutën e vendit dhe për Rregulloren e Kuvendit. Dhe kishte kërkesë për, tha ne partia e Saliut vijmë këtu në Kuvendin e Shqipërisë, në emër të protestuesve kërkojmë dorëheqjen e qeverisë. Bujrum i thashë, instrumentin e keni, Kushtetutën e keni, mblidhini 28 firma, vini dhe kandidatin, po keni këllqe dhe hajde ta marrim në shqyrtim. Por nuk mund të ngatërrosh, të shkosh te një mocion me debat, kërkosh dorëheqjen e qeverisë, ky është një nen tjetër i rregullores. Dhe në atë nen që nuk është herezi të diskutojmë. Kemi kaq vite në pushtet, kjo opozitë kurrë nuk ka ardhur ndonjëherë me mocion mosbesimi. Të vijë./Dosja.al

taulant balla

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin