21 February 2025, 10:56
Nga r.ll
erion veliaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka lejuar kryebashkiakut Erion Veliaj edhe takime të tjera përveçse atyre me familjarët. Veliaj do të mund të zhvillojë takime për punë edhe me vartësit e tij. Kërkesa për takime pune me kryebashkiakun e Tiranës është dorëzuar nga dy drejtorët Alban Dokushi dhe Sara Goxhaj, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Anëtarë të grupit të hetimit pohuan jo zyrtarisht se pasi kërkesa për takime pune të aprovohet dhe firmoset, do t’i njoftohet drejtorisë së përgjithshme të burgjeve që duhet ta përcjellë autorizimin në burgun e Durrësit ku ndodhet Erjon Veliaj prej datës 12 shkurt. Apelimi i avokatit të tij dërguar përmes postës dhe sipas gazetares, ka mbërritur ditën e djeshme në gjykatë dhe pritet që të hidhet shorti për të caktuar se kush do të jetë gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën.
Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme. Në seancën e fundit gjyqësore, GJKKO la të pandryshuar masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj tij, ndërsa ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje".
erion veliaj spak
Politike
21 February 2025, 10:48
N.F
Meta dhe Kryemadhi
TIRANË- Seanca gjyqësore për divorcin mes presidentit të PL, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi që d...
Politike
21 February 2025, 10:38
r.ll
sali berisha
SHBA- Gazetari i New York Times Kenneth P. Vogel ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PD-së, Sali Berishës, i cili t...
Politike
21 February 2025, 10:32
N.F
Meta
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, kryetari i KDK, Edmond Haxhinasto dhe deputetët, Erisa Xhixho e Petrit V...
Politike
21 February 2025, 10:22
r.ll
erion veliaj
DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit në Durrës, lidhur me hetimi...
Politike
21 February 2025, 09:39
N.F
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
TIRANË-Seanca gjyqësore për divorcin mes presidentit të PL, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi do ...
Politike
21 February 2025, 09:40
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se mbi 160 mijë zgjedhës jashtë vendit...
Politike
21 February 2025, 09:06
r.ll
ajola xoxa
TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë...
Politike
20 February 2025, 23:21
I.A
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha rrëzoi të gjitha akuzat e hedhura në drejtim të tij për lidhje me prokurorin Ols Dado që...
Politike
20 February 2025, 23:17
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se opozita ka dorëzuar në prokurori speciale rreth 60 dosje me fakte dhe dokument...
Politike
20 February 2025, 22:30
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vjedhur vetë dhe më pas impli...