Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën!
Teksa ka mbërritur në ambientet e SPAK-ut, Kryemadhi është ndalur për pak çaste për të folur me gazetarët, duke komentuar në mënyrë ironike rastin.
24 September 2026, 12:10Nga I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme GJKKO. Monika Kryemadhi ka ironizuar zhvillimet e fundit që lidhen me drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasin.
Teksa ka mbërritur në ambientet e SPAK-ut, Kryemadhi është ndalur për pak çaste për të folur me gazetarët, duke komentuar në mënyrë ironike rastin.
Gazetarja: Ju thatë që gjithë çështja rrotullohet rreth emrit tuaj. Në çështje të forta gjithmonë ka gra të pandehura ose të dyshuara, sa të rëndësishme janë gratë?
Kryemadhi: Unë jam shumë e zhgënjyer, sepse Vlora i fikte radarët për Gysin. Për sa i përket çështjes sonë, dosja jonë është një dosje që ka të bëjë me çështjen e inceneratorëve. Nuk është çështja për të bërë drejtësinë e vërtetë, por për t’i linçuar njerëzit. Për t’i futur në një kafaz dhe ta mbash në një izolim total. E gjithë dosja rrotullohet rreth meje. Sepse në të gjithë dosjen nuk ke asnjë firmë apo komunikim të Ilir Metës. Për sa i përket aspekteve apo seksioneve që ngrihen në akuzë, janë tre seksione që kanë dalë si rezultat i telefonit, në të cilat Ilir Meta është zero në komunikim dhe është Edi Rama personi kryesor, që ka firmosur dhe që ka qenë në kontakt me mua më shumë se Meta për sa i përket veprimtarisë. Nuk është pyetur Rama, jo më të merret i pandehur. Terroristët në Europë ulen në bankë krah avokatit, këtu mbyllen në kafaz. Me Metën nuk jam pajtuar dhe nuk pajtohem. Jeta vazhdon”, tha mes të tjerash Kryemadhi.
Gazetarja: Pse the që je e zhgënjyer për pjesën e fikjes së radarëve?
Kryemadhi: Se si nuk i fiku njeri për dashurinë për mua radarët… tani nuk i hyj më në punë njeriu, nuk fik njeri radar. Ahuuu s’ka kohë më. Vlora ishte beqare, moj motër, unë jam me tre kalamaj.
Gazetarja: Po fajëson ish-bashkëshortin?
Kryemadhi: Ish-bashkëshorti i ndizte radarët se kishte hallin e Shqipërisë, të Kushtetutës, e mbani mend si e puthte Kushtetutën?/Dosja.al