11 March 2026, 09:08
Nga D.S

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili theksoi se rasti i Ahmetajt kishte prova nga SPAK.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ahmetaj shprehte se kryeministri foli edhe për çështjen e tij duke pretenduar se në të kishte “1001 të zeza”. Sipas tij, një deklaratë e tillë bëhet në një moment kur çështja ndaj tij ende nuk ka nisur të gjykohet dhe hetimet sapo janë mbyllur.
"Paraditen e të hënës në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri, në përpjekje për të justifikuar qëndrimet e tij, gjeti kohë të flasë edhe për rastin tim, duke pretenduar se aty paskësh “1001 të zeza”. Kjo deklaratë bëhet në një kohë kur çështja ende nuk ka filluar të gjykohet dhe hetimet sapo janë mbyllur. Një deklarate e tillë publike dhe për një çështje që i takon drejtësisë, përbën pikërisht shkeljen e hapur të parimit themelor të prezumimit të pafajësisë.
Është paradoksale të dëgjosh leksione për prezumimin e pafajësisë nga i njëjti Kryeministër, i cili nuk heziton ta shkelë atë publikisht sa herë që i intereson politikisht, duke e përdorur atë me standard të dyfishtë edhe brenda të njëjtit fjalim. Prezumimi i pafajësisë është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nga kartat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe nga legjislacioni në fuqi. E drejta e lirisë së shprehjes për këdo, përfshirë këtu edhe Kryeministrin, nuk mund të përdoret për të cenuar prezumimin e pafajësisë dhe as për të ushtruar presion apo ndikim mbi vendimmarrjen e organeve të drejtësisë," shkruan Ahmetaj./Dosja.al
arben ahmetaj edi rama belinda balluku spak
Politike
10 March 2026, 18:26
I.A
Marta Kos
STRASBURG- Bashkimi Evropian nuk do të lejojë pranimin e vendeve që mund të minojnë fshehurazi vlerat ose institucionet ...
Politike
10 March 2026, 20:26
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Komisioni Europian ka bërë me dije qëndrimin e tij, në lidhje me rastin e imunitetit të ish-...
Politike
10 March 2026, 20:06
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryetarët e rinjtë të PD-së nënë Berat, Skrapar dhe Dimal janë zgjedhur ditën e s...
Politike
10 March 2026, 18:09
D.S
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, u konstatua një ndërhyrje e paautorizuar n...
Politike
10 March 2026, 15:47
D.S
Ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë të mbajnë bisedim...
Politike
10 March 2026, 15:07
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Grupi Parlamentar i PD-së ka dërguar në Gjykatën Kushteteuese mosmiratimin e Komisionit Hetimor të Kuv...
Politike
10 March 2026, 14:11
E. D
Peter Beyer, Sali Berisha
TIRANË- Raportuesi për Ballkanin në Bundestagun gjerman, Peter Beyer, u shpreh i shqetësuar për zhvilli...
Politike
10 March 2026, 13:52
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me deputetin e CDU-së në Bundestagun gjer...
Politike
10 March 2026, 13:36
I.A
Peter Beyer
TIRANË- Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer (CDU), njëkohësisht drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor n&e...
Politike
10 March 2026, 13:38
E. D
Marta Kos
KOSOVË- Komisonarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e ka shtyrë vizitën e saj të planifikuar në Kosov&...