Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
"Kryeministri gënjeu, mos negocioni!"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër
Ajo u bëri thirrje protestuesve të refuzojnë ftesën e kryeministrit Edi Rama për konsultim publik, duke deklaruar se ai gënjeu hapur në konferencë.
2 June 2026, 20:44Nga D.S
foto nga protesta
TIRANË- Gazetarja Ola Xama iu bashkua protestës së qytetarëve para kryeministrisë kundër ndërtimeve në Zvërnec.
Ajo u bëri thirrje protestuesve të refuzojnë ftesën e kryeministrit Edi Rama për konsultim publik, duke deklaruar se ai gënjeu hapur në konferencë.
Sipas gazetares, me kreun e qeverisë nuk duhet të ketë negociata, pasi sipas saj, ai që vjedh sot, do të vjedhë edhe nesër. Në mbyllje, gazetarja nënvizoi se pasuritë publike u përkasin shqiptarëve dhe jo politikës apo biznesit.
"Unë jam gazetare dhe ndoshta nuk do të duhej të isha në protestë, sepse duhet të raportoj për protestën. Por, para se të jem gazetare, jam qytetare e këtij vendi. Dhe kam ardhur sot jo vetëm për Zvërnecin, por për të gjitha pasuritë publike të Shqipërisë, që janë të shqiptarëve dhe jo të politikës, jo të pushtetit.
Nuk janë në dorë të biznesmenëve, nuk është Zvërneci i Shefqet Kastratit, as i Ivanka Trump, e as i Jared Kushnerit. Ne po gënjehemi. Kryeministri gënjeu! Doli dhe gënjeu hapur dje në konferencë. Mos negocioni, sepse dikush që do të vjedhë sot, do të vjedhë edhe nesër.", tha Olsa Xama./Dosja.al