10 January 2024, 12:09
Nga M.B

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli në mbledhjen e sotme të qeverisë për arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, ku tha se Petrit Dula dhe Nezir Mehmetaj po mbahen ende në burgjet e Serbisë me pretendimin se kanë kryer krime ndaj civilëve gjatë luftës. Por Petrit Dula është liruar në prill të vitit të kaluar, ndërsa Nezir Mehmetaj po mbahet ende në burg dhe duket se Kurti e ka kuptuar menjëherë gabimin pasi e lexoi fjalimin që i kishin përgatitur.
“Serbia vazhdon të mbajë në paraburgim edhe dy qytetar të tjerë të Republikës së Kosovës: Petrit Dula dhe Nezir Mehmetaj”, tha Kurti në mbledhje.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha në konferencë për media pas mbledhjes e korrigjoi këtë pjesë të fjalës së kryeministrit.
“Më lejoni që para se të nisë fjalën time për një nga pikat, konsideroj të rëndësishme që u votua në mbledhjen e qeverisë, ta bëj një sqarim në raport me fjalën e kryeministrit Kurti. Menjëherë pasi që kryeministri Kurti përfundoi fjalën e tij, u konsultuam bashkë në raport me Petrit Dulën dhe Nezir Mehmetajn. Nezir Mehmetaj po mbahet ende në burgje në Serbi, ndërsa sa i përket Petrit Dules, kryeministri më theksoi se i njëjti është liruar, mirëpo në fjalën që i është përgatitur, edhe Petrit Dula edhe Nezir Mehmetaj janë futur në të njëjtin paragraf. Prandaj më lejoni ta sqaroj. Ideja ka qenë që po flasim për trajtimin mizor, po ashtu padrejtësitë që Serbia vazhdon t’i bëjë ndaj qytetarëve tanë, duke i mbajtur ata në paraburgim pa asnjë fakt dhe pa asnjë provë”, tha ajo.
Ministrja tha se në transkriptin zyrtar të mbledhjes së sotme të qeverisë do të qëndrojë ky version, dhe jo ai i gabuari që e lexoi Kurti.
“Siç e dini, Nezir Mehmetaj mbahet ende në paraburgim, ndërsa Petrit Dula është dënuar pa asnjë fakt dhe pa asnjë provë për dy vite nga gjykata atje. Pra, edhe njëherë ta sqaroj që në transkriptin zyrtar të mbledhjes së Qeverisë këto do të jenë të harmonizuara dhe të sakta, dhe ju faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj”, tha Haxhiu.
kosova albin kurti qeveria e kosoves
Politike
10 January 2024, 11:55
I.A
Arben Ahmetaj
TIRANË- Komisioni Qendror i zgjedhjeve po punon për zvendësimin e mandatit të Arben Ahmetajt si deputet. Si ...
Politike
10 January 2024, 11:34
I.A
Arben Ahmetaj
TIRANË- Kuvendi i ka dërguar një shkresë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për humbjen e mandatit t&eu...
Politike
10 January 2024, 10:58
N.F
Kreshnik Hajdari
TIRANË- Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është marrë i pandehur nga SPAK në lidhje fshehjen ...
Politike
10 January 2024, 09:08
I.A
Fatmir Mediu
TIRANË- Ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për seancën ...
Politike
9 January 2024, 21:13
r.ll
charles mc gonigal
SHBA- Prokuroria amerikane ka publikuar pretencën për ish-agjentin e lartë të FBI, Charles McGonigal, për t&eum...
Politike
9 January 2024, 20:48
r.ll
pamje nga mbledhja
LEZHË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi informal i qeverisë që u zhvillua ditën e sotme në ...
Politike
9 January 2024, 20:33
r.ll
edi rama
LEZHË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme qeverinë në Shëngjin, në një takim informal që do ...
Politike
9 January 2024, 19:40
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike në fjalimin që mbajti nga dritarja e banesës për simpatizant&eu...
Politike
9 January 2024, 19:17
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë thirrje ditën e sotme për tu ngritur qeverisë dh...
Politike
9 January 2024, 19:08
r.ll
foto nga protesta
ITALI - Ditën e sotme, dhjetra shqiptarë kanë protestuar, para godinës së parlamentit italian, ndërkohë...