Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të rikthehet në Kuvend dhe të kontribuojë në zhbllokimin e procesit.
KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë edhe sot para godinës së Qeverisë, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. PDK-ja ka paralajmëruar se do t’i dërgojë sërish letër kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, me kërkesën që të thërrasë vazhdimin e seancës dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit. Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të rikthehet në Kuvend dhe të kontribuojë në zhbllokimin e procesit.
“Kurti duhet ta kuptojë që në vend se ta sabotojë Kuvendin, të vijë aty të krijojë mundësi për ta konstituuar Kuvendin”, deklaroi Hoxha, duke kërkuar që Kurti të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.
Ajo thekson se asnjë subjekt politik nuk mund të jetë mbi shtetin dhe Kushtetutën e Kosovës. Hoxha akuzoi Kurtin dhe ministrat e tij se po qëndrojnë në pozitat qeverisëse edhe pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ndërsa kërkoi kthimin e institucioneve në “rendin kushtetues dhe normalitet”.
PDK-ja dhe Aleanca kanë vazhduar me kërkesën për thirrjen e seancës konstituive, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e procesit. Të dielën, deputetë të këtyre partive tentuan të hyjnë në sallën e Kuvendit, por gjetën derën të mbyllur.
Ngërçi politik lidhet me dështimin për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Deputetët e legjislaturës së re kanë dhënë betimin, por në pikën e rendit të ditës për propozimin e kryeparlamentarit, Albin Kurti ka refuzuar të paraqesë një kandidat, duke e lidhur konstituimin e Kuvendit me arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka bërë thirrje për dialog dhe marrëveshje ndërmjet partive politike. Ai ka paralajmëruar se vazhdimi i seancës pa një marrëveshje mund ta tensionojë edhe më tej situatën dhe të rrisë rrezikun për përplasje fizike brenda Kuvendit.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje dhe aleatët e saj nga komunitetet kanë numrat e nevojshëm për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Për zgjedhjen e presidentit, megjithatë, kërkohet pjesëmarrja e të paktën 80 deputetëve në dy raundet e para. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues 60-ditor, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.
Kosova vijon të përballet me një krizë të zgjatur institucionale, pas një serie procesesh zgjedhore dhe përpjekjesh të pasuksesshme për formimin dhe funksionalizimin e institucioneve. Zgjedhjet e 7 qershorit u zhvilluan pas krizave të mëparshme për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. LVV-ja fitoi 53 ulëse në Kuvend, PDK-ja 22, LDK-ja 18 dhe AAK-ja shtatë. Ndërsa tash ngërçi është zhvendosur te konstituimi i legjislaturës së re dhe zgjedhja e presidentit./Dosja.al
Bedri Hamza KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se kanë mbetur edhe 30 dit&eum...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në Facebook lidhur me zjarrin që përfshiu një ...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar sërish përmes një mesazhi në rrjetet...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot mesazhin e një qytetari i cili pretendon se dokumenti &ldqu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë pë gazetën britanike “UnHerd”, ku...
Edi Rama TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar mesazhin e juristit dixhital, ku Edi Rama është ulur krah m...
TIRANË- “Pse po jetoj në Angli?” më pyet me zemërim Avniu, një shqiptar rreth të 40-ave që punon si ndërtu...
TIRANË- Gazeta italiane, La Notizia i ka kushtuar një artikull protestave kundër qeverisë Rama, që po mbahen prej më shumë ...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar lidhur me zjarret që kanë përfshirë&nb...
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës KOSOVË- Teksa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca kanë refuzuar ft...