LIVE UPDATES
Politike

"Roma interes për çështjen e emigracionit e Rama për BE-në"/ Gazeta italiane: Pse nuk reagon qeveria e Melonit për “Revolucionin e flamingove”

Në artikull theksohet se “Revolucioni i flamingove”, nisi në maj në Zvërnec, pas përplasjeve mes protestuesve e rojeve private në një zonë të mbrojtur dhe më pas tubimet u zhvendosën në Tiranë.

15 August 2026, 15:36 Nga E. D

"Roma interes për çështjen e emigracionit e Rama për

TIRANË- Gazeta italiane, La Notizia i ka kushtuar një artikull protestave kundër qeverisë Rama, që po mbahen prej më shumë se dy muajsh në Shqipëri. La Notizia e lidh protestën me interesat ekonomike dhe politike të Italisë në Shqipëri. Në artikull theksohet se “Revolucioni i flamingove”, nisi në maj në Zvërnec, pas përplasjeve mes protestuesve e rojeve private në një zonë të mbrojtur dhe më pas tubimet u zhvendosën në Tiranë.

La Notizia thekson se në fokus është edhe projekti i Jared Kushner në ishullin e Sazanit. Gazeta italiane përmend edhe raportin e Parlamentit Evropian, i cili ka kërkuar një moratorium për lejet e reja dhe kantieret në zonat e mbrojtura, duke vënë në pikëpyetje përputhjen e politikave shqiptare me standardet që lidhen me procesin e Integrimit në BE.

La Notizia e ka vënë theksin edhe te marrëdhëniet Tiranë-Romë dhe marrëveshjen për qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër. Sipas shifrave të cituara nga La Notizia, deri më 14 korrik 2026 në Shqipëri janë transferuar 685 persona, ndërsa 101 janë riatdhesuar.

Në artikull thuhet më tej se në takimin e prillit mes Giorgia Melonit dhe Edi Ramës, në fokus ishin migracioni, mbrojtja dhe bashkëpunimi ekonomik, ndërsa protestat dhe konfliktet mbi zonat e mbrojtura nuk u përmendën fare. Në fund të artikullit, La Notizia shkruan se Italia ka nevojë për bashkëpunimin e Shqipërisë në çështjen e emigracionit, ndërsa qeveria shqiptare ka interes për mbështetjen italiane në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Artikulli i LA NOTIZIA:

Çdo pasdite marshojnë drejt ndërtesave të qeverisë, të mbyllura për pushimet verore. Në Tiranë, protesta vazhdon prej më shumë se shtatëdhjetë ditësh rresht dhe në Itali kjo histori tashmë është arkivuar. “Revolucioni i flamingove” lindi në maj në Zvërnec, përpara një rrethimi që u shfaq brenda një zone të mbrojtur. Më 30 maj, rojet private sulmuan ata që protestonin. Policia qëndroi dhe shikoi. Prej aty, protesta u zhvendos në kryeqytet dhe aty ka mbetur.

Kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, kryeministër që nga viti 2013, dhe shfuqizimin e tre ligjeve: ligjit 21/2024 për zonat e mbrojtura, ligjit 55/2015 për investimet strategjike, ligjit 20/2025 për investimet në zonat malore. Në hapësirën e krijuar nga ndryshimet e vitit 2024, të cilat lejojnë turizmin luksoz brenda zonave të mbrojtura, ka kaluar projekti i resortit të Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trumpit, midis ishullit të Sazanit dhe lagunës së Vjosë-Nartës. Mbi dyqind lloje shpendësh, një nga grykëderdhjet e fundit të paprekura të Mesdheut, dhe ekskavatorët që hynë në maj.

Shqipëria, kantieri dhe moratoriumi

Më 30 dhjetor 2024, komiteti i kryesuar nga Rama i njohu statusin e investitorit strategjik kompanisë së projektit për Sazanin, statusi që shkurton procedurat e lejeve. Prokuroria shqiptare kundër korrupsionit, SPAK, tani po heton mbi ndryshimet në statusin e zonës dhe mbi origjinën e parave të përdorura për blerjen e tokave.

Në qershor, njëqind mijë njerëz marshuan në Tiranë.

Më 17 qershor, Parlamenti Evropian miratoi raportin për Shqipërinë me 483 vota pro, 103 kundër dhe 70 abstenime. Brenda tij është kërkesa për një moratorium të menjëhershëm mbi lejet e reja dhe kantieret në zonat e mbrojtura.

Tirana synon të hyjë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Pra, ajo ligjëron kundër standardeve që kërkon ky anëtarësim, pikërisht aty ku kërkon të konsiderohet e besueshme.

Ndërkohë, ka gjetur 4,2 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit, ai i fatkeqësive, për të shpëtuar koncertin e Kanye West më 11 korrik. Policia, në të njëjtat javë, iu përgjigj protestave me autobotë uji dhe gaz lotsjellës dhe mori me vete dhjetëra protestues.

Llogaria italiane

Dhe këtu fillon pjesa që na prek ne.

Më 6 nëntor 2023, siç e dimë, Italia nënshkroi me Shqipërinë protokollin për qendrat e Shëngjinit dhe Gjadrit, të ratifikuar me ligjin 14/2024: shpenzimi i parashikuar është 671,6 milionë euro deri në vitin 2028, me objektiv të deklaruar 36 mijë persona në vit.

Deri më 14 korrik 2026, Ministria e Brendshme italiane numëron 685 persona të transferuar dhe 101 të riatdhesuar. Vetëm menaxhimi i vitit 2025, thotë ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi, kushtoi 50 milionë euro. ActionAid arrin kështu në rreth 495 mijë euro për çdo riatdhesim, duke pjesëtuar shpenzimin total me riatdhesimet e realizuara.

Më 23 prill, avokati i përgjithshëm i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian shkroi se protokolli qëndron në parim, me kusht që të drejtat e personave të ndaluar të garantohen plotësisht. Vendimi ende nuk ka ardhur.

Më 5 qershor, me Tiranën në protestë prej një jave, të dy qeveritë finalizuan një shkëmbim notash për të garantuar me shkrim kontaktet e personave të ndaluar me familjarët, avokatët dhe konsullatat.

Më 16 prill, në Palazzo Chigi, axhenda e takimit dypalësh me Ramën ishte, sipas fjalëve të njoftimit zyrtar, “lidhshmëria, industria e mbrojtjes dhe bashkëpunimi në çështjet e migracionit”.

Për ekskavatorët dhe arrestimet, asgjë. Giorgia Meloni e quan kryeministrin shqiptar “miku im Edi Rama”.

Dhe kujton se Italia është partneri i parë tregtar i këtij vendi, me rreth 3.000 kompani dhe një shkëmbim tregtar që vlen rreth 20% të PBB-së shqiptare. Roma ka nevojë që protokolli të qëndrojë, Tirana ka nevojë për një sponsor në Bruksel që të mos kërkojë llogari për kantieret.

Qeveria italiane, në fund të fundit, ka çdo interes që në Shqipëri gjithçka të mbetet ashtu siç është. Heshtja mbi protestat në Shqipëri është klauzola që askush nuk e ka shkruar në letër, dhe është i vetmi zë i asaj llogarie që deri tani ka dalë me fitim./Dosja.al

la notizia edi rama giorgia meloni

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin