Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas disa raportimeve, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, janë pajtuar në parim që ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, të jetë kandidat për president.

TIRANË- Bekim Sejdiu është emri që po përflitet në kuadër të diskutimeve politike për presidentin e ardhshëm të Kosovës.
Sipas disa raportimeve, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, janë pajtuar në parim që ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, të jetë kandidat për president.
Dakordimi, sipas këtyre raportimeve, është arritur në një nga takimet e fundit ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut, të zhvilluar të mërkurën.
Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar se emri i Sejdiut është përfundimisht i dakorduar.
Kurti dhe Abdixhiku janë takuar sërish të shtunën mbrëma, në një takim të paparalajmëruar, por pas përfundimit të tij nuk kanë dhënë detaje lidhur me përmbajtjen e bisedimeve.
Por kush është Bekim Sejdiu, emri që po përflitet për pozitën e presidentit?
Bekim Sejdiu, i lindur në vitin 1974, ka një karrierë të gjatë në drejtësi, diplomaci dhe akademi. Ai ka shërbyer si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga prilli i vitit 2015 deri në vitin 2021, kur dha dorëheqje nga kjo pozitë.
Gjatë mandatit në Gjykatën Kushtetuese, Sejdiu ka qenë gjyqtar raportues në disa raste me rëndësi politike, përfshirë edhe vendimin e vitit 2020 që çoi në rrëzimin e Qeverisë së Avdullah Hotit.
Para emërimit në Gjykatën Kushtetuese, Sejdiu ka shërbyer në diplomaci. Ai ka qenë ambasador i Kosovës në Turqi nga viti 2008 deri më 2012, ndërsa më pas ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Nju-Jork nga viti 2012 deri më 2014.
Para emërimit si ambasador, Sejdiu ka qenë këshilltar politik në kabinetin e ministrit të parë të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
Ai është gjithashtu profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron që nga viti 2002.
Studimet juridike i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka kryer edhe studime pasuniversitare në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Ka doktoruar në fushën e studimeve ndërkombëtare dhe diplomatike.
Ndërkohë, Kurti dhe Abdixhiku kanë zhvilluar disa takime në kuadër të negociatave për gjetjen e një kandidati konsensual për president.
Takimet kanë qenë të përqendruara fillimisht në harmonizimin e parimeve dhe profilit të kreut të shtetit, ndërsa deri më tani nuk ka pasur një njoftim zyrtar për një marrëveshje përfundimtare.
Edhe takimi i fundit, i mbajtur të shtunën mbrëma në ambientet e Kuvendit të Kosovës, përfundoi pa një njoftim konkret, duke lënë të hapura negociatat për ditët në vijim.
Çështja e zgjedhjes së presidentit është e hapur që nga prilli i vitit 2026, kur përfundoi mandati i ish-presidentes Vjosa Osmani. Që nga ajo kohë, detyrën e ushtrueses së presidentes e mban Albulena Haxhiu.
Për zgjedhjen e presidentit në Kuvend kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë. Në dy rundet e para të votimit, kandidati duhet të marrë dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve, përkatësisht 80 vota.
Në rundin e tretë, presidenti zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve, pra me së paku 61 vota./Dosja.al
KOSOVË- Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetjen e tyre për familjet e personave të zhdukur gjat&eum...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi u shpreh se çmimi i naftës në vendin tonë, &e...
Dimali BERAT- Në bashkitë e Dimalit dhe Poliçanit, banorët dhe drejtuesit vendorë po përpiqen që të bindin në...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një tryezë diskutimi në...
GAZMENT BARDHI TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër për situat&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara t&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur dyshime mbi rrethanat e arrestimit të Ergys Agasit, duke theksu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita po vijon procesin e ripërtëritjes dhe modernizim...
Ergys Agasi ELBASAN- Biznesmeni i shumëkërkuar i SPAK Ergys Agasi është dërguar ditën e sotme në paraburgimin e Bra...