12 December 2025, 07:36
Nga M.L
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANA- Në seancën plenare të djeshme, shumica qeverisëse miratoi një sërë projektligjesh fiskale pa pranuar asnjërin prej amendamenteve të propozuara nga deputetë të mazhorancës dhe opozitës. Ndryshimet e kërkuara, veçanërisht ato që lidhen me mbështetjen e fermerëve, u rrëzuan gjatë votimit.
Projektligji për TVSH-në në sektorin bujqësor kaloi me 80 vota pro dhe 25 kundër, pa asnjë përmirësim nga versioni fillestar. Ligji parashikon kompensim 10% për fermerët e regjistruar me NIPT kur shesin produktet e tyre te grumbulluesit. Megjithatë, nga rreth 111 mijë fermerë në vend, vetëm 11 mijë janë të regjistruar dhe do të përfitojnë realisht nga skema.
Edhe projektligji për procedurat tatimore u miratua pa ndryshime, me mbështetjen e mazhorancës. Ky ligj ul kufirin e transaksioneve në para të gatshme mes bizneseve nga 150 mijë në 100 mijë lekë dhe vendos për herë të parë një tavan prej 500 mijë lekësh për pagesat cash të individëve apo të vetëpunësuarve.
Me 81 vota pro dhe 18 kundër u aprovua gjithashtu projektligji për sistemin e taksave vendore, i cili përjashton nga taksa e ndikimit në infrastrukturë investimet publike në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, të financuara nga buxheti i shtetit apo nga njësitë vendore.
Ndryshimet në ligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” u miratuan po me 81 vota pro, ndërsa projektligji “Për tatimin mbi të ardhurat” mori 84 vota pro. Ky i fundit parashikon incentiva të reja fiskale për sponsorizimet në sport, si dhe për investimet në kërkim dhe zhvillim./ Dosja.al
projektligji për tvsh kuvend seance maratone
Politike
12 December 2025, 07:33
M.L
Votimi
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 73 vota pro dhe 14 kundër projektligjin që parashikon fshirjen, shuarjen dhe ristruk...
Politike
12 December 2025, 07:29
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Projektligji i dytë i paketës së Paqes, që parashikon fshirjen e detyrimeve më të vjetra se 10 vite d...
Politike
11 December 2025, 23:08
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka rrëfyer momentin e tij më të vështirë gjatë karrierës së t...
Politike
11 December 2025, 23:05
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të enjten se marrëdhëniet e vendit ...
Politike
11 December 2025, 22:56
I.A
Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj
TIRANË- Kreu i 'Shqipëria Bëhet' Adriatik Lapaj ka deklaruar se Edi Rama përdori Endri Shabanin, p&eum...
Politike
11 December 2025, 22:45
I.A
Endri Shabani
TIRANË- Endri Shabani është zgjedhur sot Avokat i Popullit. Gjatë votimit në Kuvend, Shabani ka marrë votat e P...
Politike
11 December 2025, 22:43
I.A
Kuvendi
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kuvend mbrëmjen e sotme. Momenti që Rama ka hyrë në Kuvend, ka qen&eu...
Politike
11 December 2025, 22:42
I.A
Kuvendi
TIRANË- Votimi për të zgjedhur Avokatin e Popullit ka nisur në seancën e sotme plenare. Në momentin që do t...
Politike
11 December 2025, 22:37
I.A
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për sfidat që e presin kreun e ri të SPAK, Klodian Braho. E ftuar në emisio...
Politike
11 December 2025, 22:34
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka treguar takimin e parë me heroin e demokracisë Azem Hajdarin. I ftuar në emisionin ...