2 April 2025, 15:30
Nga N.F
Këlliçi
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me një postim të publikuar nga faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë postim Kuvendi i bën thirrje ndjekësve që të votojnë Partinë Socialiste. Këlliçi në reagimin e tij në "Facebook" është shprehur se ky është një akt skandaloz dhe kriminal.
Ai më tej shtoi se kjo është një provë e paturpësisë, ku Kuvendi në mënyrë skandaloze njehsohet me partinë. Këlliçi thekson se Partia Demokratike i kundërshton me forcë këto skandale institucionale dhe përdorime të institucioneve më të larta shtetërore si pronë private.
Postimi i plotë:
SKANDALOZE dhe KRIMINALE!!! Faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë, bën thirrje të votohet Partia Socialiste. Një tjetër provë e paturpësisë, ku Kuvendi në mënyrë skandaloze njehsohet me partinë. Një tjetër konfirmim se për ta, Republika ka rënë dhe institucionet nuk ekzistojnë.
Partia Demokratike i kundërshton me forcë këto skandale institucionale dhe përdorime të institucioneve më të larta shtetërore si pronë private. Elisa Spiropali është përgjegjëse e drejtpërdrejtë e këtij akti skandaloz!!! Nëse pushtetarët e përkohshëm e mendojnë Kuvendin si asamble patronazhistësh dhe petalesh, i kanë bërë hesapet pa hanxhinë. Ndërkohë TASK FORCA e SPAK për krimet elektorale, ka humbur pa nam e nishan! Turp!

belind këlliçi kuvendi spak
Politike
2 April 2025, 15:20
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- NATO ka thënë se siguria e Ballkanit Perëndimor është jetike dhe se s’do të lejohet të...
Politike
2 April 2025, 14:21
E. D
Kaja Kallas
BRUKSEL- Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Se...
Politike
2 April 2025, 13:40
I.A
Emiriana Sako
DURRËS- Kryetarja e Bashkisë së Durrës Emiriana Sako ka gjurmuar qytetarët që takoi ditën e djeshme k...
Politike
2 April 2025, 12:59
M.B
Arben Ahmetaj
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj të tjerë hetimin ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sha&rdq...
Politike
2 April 2025, 12:53
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Partia Demokratike i ka nisur një kërkesë për informacion Prokurorisë së Posaçme, ku ka kë...
Politike
2 April 2025, 12:37
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama vijon me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy". Një kom...
Politike
2 April 2025, 12:18
E. D
Dhionis Robert Kotmilo
KORÇË- Ish-kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Robert Kotmilo, ka ndërruar jetë në moshën 82...
Politike
2 April 2025, 11:58
E. D
Sali Berisha
SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një vizite në Shkodër komentoi edhe paraqitjen e ish-k...
Politike
2 April 2025, 11:50
I.A
Lamberto Zannier
TIRANË- Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka nisur sot punën për monitorimin e procesit të zgjedhjeve në vend. G...
Politike
2 April 2025, 11:48
E. D
Sali Berisha
SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të katë...