18 September 2026, 07:51
Nga E.d
Pamje
TIRANA- Kuvendi miratoi ditën e djeshme me 84 vota pro projektligjin e PS-së për pagat e magjistratëve, Ky projektligj parashikon rritjen e pagës referuese me rreth 8,500 lekë. Kryeministri Edi Rama votoi pro, ndërsa kreu i PD-së, Sali Berisha, mungoi gjatë votimit. Kundër votuan 24 deputetë të PD-së, ndërsa Bujar Leskaj abstenoi.
Formula e miratuar nuk përmbush kërkesën e magjistratëve për një rritje prej rreth 80 mijë lekësh, e miratuar edhe nga KLGJ dhe KLP. Qeveria ka përllogaritur edhe 1.5 miliardë lekë detyrime të prapambetura nga prilli 2023, të cilat do të shlyhen me këste brenda dy viteve.
Votimi në Kuvend
1- Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën, bërë në Hagë, më 16.12.2025”- 102 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër
2- Projektligji “Për ratifikimin e Konventës kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës”- 107 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër
-Projektligji “Për pranimin e vendimit DEC-I 1/119-VI/2024, të Këshillit të Anëtarëve të Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit, për ndryshimin e nenit 36 të Marrëveshjes Ndërkombëtare për Vajin e Ullirit dhe Ullinjtë e Tavolinës, 2015, aderuar me ligjin nr. 112/2017”- 107 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër
3-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. 84 vota pro, 1 abstenim, 24 kundër
4-Projektligji “Për disenjot” u miratua me 102 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim
5-Projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 85/2026, “Për caktimin e Kryesisë të komisioneve të përhershme të Kuvendit”” me 82 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim.
6-Projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 86/2026, “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”” me 80 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim.
7-Projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 87/2026, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit””, u miratua me 81 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim./Dosja.al
kuvendi edi rama sali berisha
Politike
17 September 2026, 23:45
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se biznesmeni italian Francesco Becchetti, pavarësisht se ka fituar çështjen e ar...
Politike
17 September 2026, 22:40
E. D
Petrit Malaj
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar në Kuvend se një prokuror rrethi ka dërguar oficerin e...
Politike
17 September 2026, 22:37
E. D
Klestor Veseli, Endrit Thaçi
PRISHTINË- Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar sërish popul...
Politike
17 September 2026, 22:20
G.M
Ulsi Manja
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, deklaroi në Kuvend se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjëherë hapa p...
Politike
17 September 2026, 22:08
G.M
Oerd Bylykbashi
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme plenare e ka cil&...
Politike
17 September 2026, 21:59
E. D
Richard Grenell
TIRANË- I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, ka deklar...
Politike
17 September 2026, 21:55
G.M
Toni Gogu
TIRANA- Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, tha ditën e sotme në Kuvend se pagat e magjistratëve përcaktohen përm...
Politike
17 September 2026, 21:50
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur lidhur me heqjen e masës së ndalimit të hyrjes së ...
Politike
17 September 2026, 21:35
G.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka dalë kundër projektligjit të PS-së p&...
Politike
17 September 2026, 21:30
G.M
Kuvendi
TIRANË- Deputetja e PS-së Aulona Bylykbashi, ka prezantuar në Kuvend ndryshimet e propozuara për pagat e magjistratëve, du...