4 November 2022, 18:47
Nga F.M
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj thotë se shumë shpejt do të publikojë emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie, me të cilët grupi i tij do të garojë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2022. Në një deklaratë për mediat, pas një takimi në Fier, Alibeaj thotë se është mbledhur me Kolegjin e Kryetarëve, me të cilët ka diskutuar në lidhje me zgjedhjet lokale. Ai shtoi se në grupin e tij janë depozuat një numër i madh kandidaturash që do të shqyrtohen.
"Sot mbledhja me Kolegjin e kryetarëve të PD së bashku me kryesinë e PD ishin 2 qëllime, informimi për të gjitha zhvillimet e fundit që ishte dhe synimi ynë për daljen tonë me një kandidat të përbashkët dhe marrja e qëndrimit që morëm ishte e udhës sot që jo vetëm të informonim por edhe fillimi i menjëhershëm i procesit të riorganizimit të të gjitha degëve të PD-së në funksion të rifreskimit dhe ripërtëritjes dhe identifikimit qoftë për kandidatura për kryetarë bashkie apo këshille bashkiake. Ju informoj se në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash sipas statutit të PD, shumë shpejt do deklarojmë edhe kandidaturat për të gjitha bashkitë që do jenë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit. Ne kemi zhvilluar mbledhje në selinë e PD-së në Durrës, në Tiranë e zhvillojmë sot në Fier, mbledhja tjetër do jetë në Lezhë për të treguar se ne jemi në paradhomë të fushatës zgjedhore dhe është e udhës që demokratët duhet të dalin në terren, është edhe taktikë për të pasur kontakte më intensive me demokratët kudo ku janë. Në të gjithë këtë lëvizjen tonë nuk duam e nuk e kemi bërë lëshimin e sinjaleve provokative, beteja jonë është me regjimin, aleatët tanë janë qytetarët,"- tha Alibeaj.
Nga ana tjetër, PD-ja zyrtare me në krye Sali Berishën vijon me procesin e primareve. Bisedimet mes dy palëve morën një kthesë një natë më parë, kur grupi i Alibeajt doli me njoftimin se në zgjedhjet lokale do të futen me kandidatët e tyre. Alibeaj lajmëroi se kishte ndërprerë çdo negociatë me grupin e Berishës, pasi sipas tij, këta të fundit ishin ulur në bisedime me dy kushte: Njohjen e primareve dhe të lidershipit të Berishës. Ky njoftim u shoqërua nga reagime. Berisha i paralajmëroi kur u tha se ‘i kishin bërë llogaritë gabim’, ndërsa i mandatuari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se pas Alibeajt sheh ‘hijen’ e kryeministrit Edi Rama.
enkelejd alibeaj zgjedhjet lokale 2023
Politike
4 November 2022, 17:25
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë është shprehur se qytetarët shqiptarë mezi e presin 12 nëntorin p&e...
Politike
4 November 2022, 17:19
Ilir Meta
Ilir Meta: E kemi theksuar vazhdimisht që mosmbështetja ndaj bujqësisë nuk është e rastësishme, por e qël...
Politike
4 November 2022, 17:13
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar sekuestruan e RTVOra që erdhi si pasojë e sekuestrimit ...
Politike
4 November 2022, 17:12
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të mos tregohet e ashpë...
Politike
4 November 2022, 17:11
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur se qeveria po kërcënoh prodhuesit privat&eu...
Politike
4 November 2022, 17:06
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se paketa fiskale e përgatitur për vitin e ardhshëm ...
Politike
4 November 2022, 15:14
e.k
Belinda Balluku
TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë njëherazi dhe numri dy i qeverisë ka njoftuar ditën e sotme...
Politike
4 November 2022, 14:34
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami...
Politike
4 November 2022, 13:50
A.B
Besnik Dervishi
TIRANË- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi pa...
Politike
4 November 2022, 14:48
e.k
Edi Rama
TROPOJË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që kryetarit të Partisë Demokratike t'i përgjigjet nga vendndlindja e tij n&eu...