14 June 2023, 20:04
Nga k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas pengmarrjes së 3 efektivëve nga Policia serbe. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shqip edhe anglisht, kryeministri Edi Rama shkruan se nuk po hesht por po pret një "lëvizje" nga KFOR. Sipas Ramës, situata e sotme është rezultat i tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, ndaj shtoi se gjithashtu sot është dita kur duhet reflektuar thellë mbi situatën e krijuar.
"Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë! Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë,me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve! Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!,"-shkruan Rama në postimin e tij.
edi rama tensionet në veri të kosovës
Politike
14 June 2023, 19:53
k.m.
Giorgia Meloni dhe Edi Rama
ITALI- Një momenti i veçantë është vënë re mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italia...
Politike
14 June 2023, 18:24
k.m.
Pamjet nga arrestimi
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë reagimin e parë nga Shqipëria për rrëmbimin e tre pol...
Politike
14 June 2023, 17:35
I.A
Komisioni
TIRANË- Mbledhja e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese është shoqëruar me debate për shkak të rrezatimit...
Politike
14 June 2023, 16:47
Petrit Gjoni
LEZHË- Kreu i Partisë së Lirisë në Lezhë, Petrit Gjoni, ka dhënë dorëheqjen nga çdo...
Politike
14 June 2023, 15:18
Fredi Beleri
VLORE- Gjykata e Vlorës ka njohur mandatin e Fredi Belerit në Bashkinë e Himarës, të fituar nga zgjedhjet vendore q&...
Politike
14 June 2023, 13:59
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi edhe sot çështjen e Portit të Durrësit. Ai...
Politike
14 June 2023, 13:54
A.B
Sali Berisha
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sjellë në kujtesë çështjen e Parkut të Butrin...
Politike
14 June 2023, 13:49
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i kërkon kryesisë të thërrasë ditën e sotm...
Politike
14 June 2023, 13:21
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të anuluar ...
Politike
14 June 2023, 13:15
A.B
Kandidatët
KAVAJË- Opozita është bashkuar në Kavajë. Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Rudi Hyl...