16 July 2022, 19:37
Nga k.m.
Ogerta Manastirliu
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka reaguar strategjinë e qeverisë për të mos të favorizuar largimin e stafeve mjekësore nga vendi dhe krijimit të mungesave në këtë sektor. Në emisionin “Kjo javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ministrja ka sqaruar se paralelisht po punohet për të rritur nivelin e pagave të mjekëve dhe infermierëve si dhe po punohet për të rritur kushtet në spitale , në mënyrë që të mund të lehtësohet puna e mjekut dhe të ofrohet shërbimi i duhur.
Gazetarja: Prej kohësh ka qenë evidente frika e largimit të profesionistëve dhe mjekëve nga vendi. Sa ekziston ky risk?
Manastirliu: Largimi është një fenomen që ka prekur rajonin dhe Europën. Italia e Franca janë të shqetësuar që mjekë, specialistë, largohen për eksperienca të reja dhe pagave më të larta. Nëse kemi një prioritet është si të bëjmë ofertën e punësimit në sistemit shëndetësor atraktive. Patëm një vendim për rritjen e pagave të 20 mijë stafi mjekësor, 6 përqind dhe do të vijojë siç e kemi premtuar. Duhet llogaritur edhe pagesat për mjekët që punojnë larg shtëpisë.
Fokusi është tek stafet mjekësore dhe kushtet e tyre të punës që të jenë më të mira. Pagat po rriten dhe do rriten, por nëse spitalet do të vijonin të kishin kushtet e pak kohëve më parë si do të ofrohej shërbimi?
Manastirliu: Po rrisim pagat dhe paralelisht po përmirësojmë edhe kushtet në spitale dhe të krijojmë mundësinë që mjekët të qendrojnë në vend. Autonomia spitalore, një model që u miratua nga Kuvendi disa ditë më parë do japë mundësi për një mënyrë të re menaxhimi të spitaleve. Të gjithë thonë që po ikin por edhe po kthehen. Ka raste rikthimi. Ka shumë mundësi që krijimi i mjedisit atraktiv dhe të qenit atraktiv në mjetet që elaburon, tërheq edhe mjekët part time dhe duke e bërë më të larmishme. Kthehen mjekë me aftësi të reja dhe ndajnë dije e eksperienca me mjekët tanë. Dëgjojmë edhe akuza që përqindja e mjekëve po ulet,. dua të jap një statistike. për 1 mijë banorë mjekët janë dyfishuara edhe për rritjen e kuotave në fakultetin e mjekësisë, këtë vit edhe 100 kuota më shumë mbi mjekësinë dhe infermierinë.
Gazetarja: Përballja me pandeminë duket sikur nuk ka fund. Ç’kemi mësuar nga e gjithë kjo situatë?
Manastirliu: E gjithë pandemia na ka vënë përballë një normaliteti të ri që askush nuk e kishte menduar. Pavarësisht që është përballuar me sukses, sistemi ynë shëndetësor nuk u gjunjëzua, kjo nuk do të thotë që nuk kemi nxjerrë mësimi.
Përgatitja për emergjencat mësuam se duhet të jetë konsekutive, pra jo t’ia lëmë momentit kur emergjenca vjen në derë. Kjo është një prioritet i punës sonë dhe mësimi i pandemisë. Mësuam bashkëpunimin me ekspertët në çdo vendim që jemi marrë. Qeveria u udhëhoq nga komiteti i ekspertëve në çdo vendim të marrë. Fjala e tyre është thelbësor në çdo politikë. Mësimi i tretë është solidariteti mes qytetarëve dhe vendeve. Nëse nuk ekziston është shumë e vështirë që të përballohen vështirësitë, faza e parë e pandemisë u kalua falë kësaj. sistemi Shëndetësor është Një kantier pa ndalim, sepse edhe kur ndërtohen spitale të reja, nuk ka mbaruar puna në shëndetësi, pasi duhet investuar në pajisje./BW
ogerta manastirliu
Politike
16 July 2022, 16:43
k.m.
Foto ilustruese
Gati 17 vjet pasi mori statusin e vendit kandidat për BE, Maqedonia e Veriut, më në fund, duket se do të nisë nego...
Politike
16 July 2022, 15:43
k.m.
Antony Blinken
SHBA- Vendimin e Maqedonisë së Veriut për të pranuar propozimin francez, e ka përshëndetur edhe sekretari i DA...
Politike
16 July 2022, 15:23
k.m.
Ali Ahmeti dhe Nazim Bushi
SHKUP- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti bashkë me zëvendësministrin e brendshë...
Politike
16 July 2022, 15:21
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka përshëndetur votimin PRO në par...
Politike
16 July 2022, 15:20
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veri...
Politike
16 July 2022, 15:14
k.m.
Foto ilustruese
SHKUP- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kaloi sot me 68 vota propozimin francez që hap rrugë për mbajtjen e konferen...
Politike
16 July 2022, 15:06
k.m.
Bujar Osmani
SHKUP- Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka përshëndetur votimin pro propozimit francez në...
Politike
16 July 2022, 15:04
k.m.
Ali Ahmeti
SHKUP- Kreu i BDI, Ali Ahmeti, me anë të një postimi në Facebook, është shprehur i lumtur për miratimin e pro...
Politike
16 July 2022, 15:03
k.m.
Ziadin Sela
SHKUP- Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ka reaguar për votimin e propozimit francez sot në Kuven...
Politike
16 July 2022, 15:02
k.m.
Olaf Scholz
BERLIN- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka reaguar në lidhje me miratimin e propozimin francez në Maqedoninë e Veriut ...