7 June 2026, 22:50
Nga E.d
Vjosa Osmani
KOSOVA- Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidate e partisë për presidente, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen në zgjedhje, duke e cilësuar rezultatin për LDK-në si fillim të një faze të re për subjektin politik.
Ajo ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye për ta refuzuar emrin e saj për postin e presidentes.
"Ajo ka mijëra arsye të thotë 'po' dhe të gjitha ato janë për interesa të shtetit të Kosovës", ka thënë Osmani në një konferencë për media, bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ajo ka shtuar se angazhimi i partisë do të përqendrohet që nga dita e nesërme në ndërtimin e institucioneve funksionale dhe në ofrimin e stabilitetit për vendin. Me numërimin e mbi 97% të votave, LDK-ja ka fituar 17.68%, krahasuar me 13.2% sa ka fituar në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Osmani ka theksuar se vota e qytetarëve ka ndihmuar në ribalancimin e skenës politike dhe në refuzimin e përçarjeve, duke e cilësuar këtë si një mesazh të qartë për të ardhmen politike të vendit.
"Ky është vetëm hapi i parë drejt ringritjes", është shprehur Osmani, duke shtuar se LDK-ja do të vazhdojë të forcohet në muajt dhe vitet në vijim./Dosja.al
vjosa osmani kosova ldk
Politike
7 June 2026, 22:40
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u zhvilluan dit&eum...
Politike
7 June 2026, 22:30
D.S
Albin Kurti
KOSOVË- Qytetarët e Kosovës patën mundësinë t’u drejtohen sot kutive të votimit në zgjedhje...
Politike
7 June 2026, 22:10
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protesta e njëpasnjëshme të cilat po zhvillohen n&...
Politike
7 June 2026, 21:52
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u zhvilluan ditën...
Politike
7 June 2026, 21:14
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet në Kosovë ka nisur, ndërsa deri në këto momente ...
Politike
7 June 2026, 19:52
E.d
Albulena Haxhiu
KOSOVA- Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se me mbylljen e qendrave të votimit,...
Politike
7 June 2026, 19:52
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- 72 kutitë e para të votimit, në Kosovë janë numëruar. Nga numërimi i tyre ka rezultuar se ajo&nbs...
Politike
7 June 2026, 19:41
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, tha se vullneti i q...
Politike
7 June 2026, 19:30
E.d
KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikuar shifrat e personave të cilët kanë marrë pjesë në votim. Sipas KQZ-së,...
Politike
7 June 2026, 19:17
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Procesi zgjedhor në Kosovë është mbyllur në orën 19:00. Qytetarët që ndodhen brenda qen...