10 January 2024, 16:02
Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu ish-zyrtarin e Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshin. Ndaj tij ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.
Ndaj këtij vendimi, Abeshi ka dorëzuar në 8 janar kërkesën për shuarjen e masës së sigurimit.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1.I pandehuri Pëllumb Abeshi më datë 08.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj tij me vendimin nr. 20, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2.Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 261, gërma “c” dhe 262 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin Nr. 31, datë 10.01.2023, vendosi:
-Pranimin e kërkesës.
-Shuarjen e masës së sigurimit “Arresti në burg”, caktuar ndaj shtetasit Pëllumb Abeshi me anë të vendimit Nr.20Akti, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Pëllumb Abeshi nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale.
-Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
-Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.
pellumb abeshi inceneratori i tiranes
Aktualitet
10 January 2024, 15:14
N.F
Policia italiane
ITALI- Mbrëmjen e djeshme banorët në Casarile në provincën e Milanos janë alarmuar pas të ...
Aktualitet
10 January 2024, 15:09
GREQI- 50-vjeçari shqiptar, autori i dyshuar i vrasjes së kunatit të tij mbrëmjen e së martës në afërsi të...
Aktualitet
10 January 2024, 14:39
M.B
BRITANI E MADHE- I riu shqiptar Leondard Farruku i cili u gjet i vdekur në anijen-hotel për azilkërkues, Bibby Stokholm, pë...
Aktualitet
10 January 2024, 14:40
N.F
Erjon Pelivani
GREQI- Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Greqi ku 50-vjeçari shqiptar, Fatmir Talellari vrau k...
Aktualitet
10 January 2024, 14:37
I.A
TIRANË- Një zjarr ka rënë mesditen e sotme në një dyqan në zonën e 21-dhjetorit. Mësohet se zjarri në r...
Aktualitet
10 January 2024, 14:31
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Qeveria shqiptare ka deklaruar se ekonomia e vendit po hyn në një fazë të re zhvillimi. Duke bërë...
Aktualitet
10 January 2024, 14:06
M.B
Belgjika- Një operacion për shkatërrimin e një organizate kriminale që drejtohej nga shqiptarë, me bazë në Antwerp t&e...
Aktualitet
10 January 2024, 13:46
M.B
Shkodër- Një 50-vjeçar me inicialet H. F., nga Vlora, është proceuar penalisht pasi kishte braktisur djalin e tij 9-vjeça...
Aktualitet
10 January 2024, 13:35
M.B
Shkodra- Trupi i pajetë i një 47-vjeçari me inicialet A. M., është gjëtur ditën e sotme rreth orës 12:00 në ban...
Aktualitet
10 January 2024, 13:20
N.F
Autori dhe viktima
GREQI- Detaje të reja po zbardhen në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Greqi ku 50-vjeç...