13 March 2025, 14:58
Nga r.ll
artan hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar emrat në listat e kandidatëve për deputetë të dy partive kryesoren më vend PS dhe PD.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha tha se me listat e Partisë Socialiste Rama ka futur njerëz që mund të jenë ose janë target i hetimeve të SPAK. Sipas tij, Rama mori në mbrojtje njerëz të besuar të cilët nëse SPAK do të veprojë do t’i godasë para ditës së zgjedhjeve.
“Rama iu ka dhënë një mbrojtje dhe garanci disa njerëzve që i sheh të rëndësishëm, ka bërë një spastrim brenda strukturës së PS. Atë që ai e quan gjak i ri më tepër është supost, më para PS i merrte të rinjtë nga FRESH ishin të trajnuar, ishin në strukturat e partisë, i dinin prioritetet, tani sajoi ‘Deputeti që duam’ dhe ka futur një pjesë të emrave, që nuk janë përfaqësues. Ka marrë nga LSI, nga PD, nga ata të 21 janarit, ka marrë kryetarë bashkie. Rama ka futur aty ministrat e inkriminuar, që nga ‘184’-a e Dibrës. Në vend që të godiste ata që mund të jenë target i hetimeve të SPAK, që janë, ta them me garanci, janë dosje që i njoh nga brenda, vetëm dosja 184, Toyota Yaris, Metamorfoza, Plumbi i Artë, nëse i teket SPAK nuk do çuditesha që t’i këpusë nja 4-5, i ka aty. Mesa duket këta janë njerëzit më të besuar, që kanë qenë të devotshëm dhe kanë firmosur çfarë u ka kërkuar Rama, por ka goditur strukturën e PS ku deputetë që kanë kontribuar ua ka ndërprerë karrierë, edhe pse te PS askush nuk flet.", është shprehur Hoxha.
artan hoxha
Politike
13 March 2025, 14:53
.F
Thaçi
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën te babai i tij në Klinikën Interne n...
Politike
13 March 2025, 14:49
r.ll
gjkko
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 4 prill seancën për dosjen "Partizani". Sipas raportimeve...
Politike
13 March 2025, 14:28
N.F
Jorgo Goro
TIRANË- GJKKO ka marrë ditën e sotme vendimin dhe ka dënuar me 3 vite e 1 muaj burg ish-kryebashkiakun e Himar&eum...
Politike
13 March 2025, 14:07
I.A
Agron Shehaj dhe Erald Kapri
TIRANË- Partia “Mundësia” ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në zgje...
Politike
13 March 2025, 13:44
N.F
QKUK
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar babai i tij i sëmurë në QKUK pasi Dhomat e Specializuara t&...
Politike
13 March 2025, 13:28
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se statistikat e kandidaturave janë mbi parashikimet. Berisha th...
Politike
13 March 2025, 13:25
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ditën e sotme e ka cilësuar mbrojtjen e kryeministrit për D...
Politike
13 March 2025, 13:17
N.F
Ervin Demo
BERAT- Pas dorëheqjes së kryetarit të bashkisë së Beratit, Ervin Demo ditën e sotme është qaktuar k...
Politike
13 March 2025, 13:19
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kandidatët që braktisën garën, nuk e bën&...
Politike
13 March 2025, 13:11
N.F
Ilir Beqaj
TIRANË- Seanca gjyqësore për “Sterilizimin” është shtyrë për shkak të mungesës s&e...