6 March 2023, 14:23
Nga A.B
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Ditën e sotme, në Komisionin e Ligjeve u diskutua projektligji i propozuar nga Partia Demokratike. Deputeti Oerd Bylykbashi tha se ky projektligj ka për qëllim ndalimin dhe largimin e funksionarëve të lartë të regjimit komunist, dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit nga funksionet.
“Projektligji për lustracionin është në vazhdën e përpjekjeve që ka bërë parlamenti për ta kryer këtë detyrë shumë të rëndësishme, detyrim moral që kemi ne për të bërë lustracion të të gjithë individëve me funksione të larta politike në sistemin komunist duke filluar nga Byroja politike dhe deri te instrumentet e represionit institucional që regjimi komunist kishte, ku përfshihet Ministria e Brendshme, Sigurimi i Shtetit, Policia, Prokuroria, gjykata dhe hetuesia dhe gjithashtu bashkëpunëtorët që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit duke shkaktuar krime, vuajtje dhe pasoja të rënda për shoqërinë. Të gjithë këta individ të cilët janë sot edhe në institucione, apo synojnë për të marrë funksione të zgjedhura apo të emëruara të ndalohen t’i marrin këto funksione apo të hiqen nga funksionet”, tha ai.
Deputeti tha se parlamenti ka bërë disa përpjekje për ligjin e lustracionit në vitin ’93, ’95, 2008 por sipas tij është kundërshtuar nga PS.
“E para në vitin ’93 e cila ishte përpjekja për largimin nga sistemi i drejtësisë të kësaj kategorie, por që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese nga ankesa e bërë nga Partia Socialiste. E dyta është në vitin ’95, një ligj i njëjtë që përveç ligjit për gjenocidin, i cili edhe se u godit nga Partia Socialiste Gjykata Kushtetues e la në fuqi. Por nga viti ’97 deri në 2001 kur ishte afati i skadimit të atij ligji, Partia Socialiste siç thotë Komisioni i Venecias në opinionin që i ka dhënë Gjykatës Kushtetuese në vitin 2009, e la të skadonte pa efekte duke mos bërë efektiv atë ligj. Më pas është ligji i viti 2008 i cili u godit sërish nga Partia Socialiste në Gjykatë Kushtetuese dhe që u shfuqizua. Ky projektligj kërkon të bëjë lustrimin por duke trajtuar edhe problemet e ngritura nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese më herët. Ligji që ne propozojmë nuk shton autoritet të ri, Autoritetin e Dosjeve e fuqizojmë si një organ që do të ketë një pushtet gati gjyqësor”, tha ai.
komisioni i ligjeve oerd bylykbashi
Politike
6 March 2023, 14:19
k.m.
Edi Rama dhe Olaf Scholz
BERLIN- Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Gjermaninë më 7 mars, për të zhvilluar një takim ...
Politike
6 March 2023, 13:40
k.m.
Lulzim Basha
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha rezulton të jetë ende në krye të Partisë Demokratike ...
Politike
6 March 2023, 13:26
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në mbledhjen e Kryesisë së thirrur nga Enkelejd Alibeaj ka ...
Politike
6 March 2023, 13:06
k.m.
Pamje nga mbledhja
TIRANË- Zbulohet lista e plotë e deputetëve që po marrin pjesë në takimin e thirrur nga Enkelejd Alib...
Politike
6 March 2023, 13:10
A.B
Xhelal Mziu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka braktisur mbledhjen e Kryesisë të thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Mziu...
Politike
6 March 2023, 12:54
k.m.
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka ftuar kandidatët e zgjedhur në primaret e organizuara nga...
Politike
6 March 2023, 12:41
k.m.
Xhelal Mziu dhe Sali Berisha
TIRANË- Grupi i Enkelejd Alibeajt po zhvillon një mbledhje pas vendimet të gjykatës që iu riktheu vu...
Politike
6 March 2023, 12:41
l/,/
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, pak para takimit që po zhvillon Enkelejd Alibeaj tha se PD duhet t&eum...
Politike
6 March 2023, 12:39
k.m.
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka premtuar se do të japë më shumë detaje për...
Politike
6 March 2023, 12:27
A.B
Edi Rama
TIRANË- 'Nuk ka parti që nuk do futet në zgjedhje'- deklaroi sot kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashk&eum...