3 June 2025, 18:27
Nga M.B
Giorgia Meloni dhe Robert Fico
ITALIA- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka pritur sot në takim zyrtar në Palazzo Chigi Kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico. Mediat italiane shkruajnë se homologët shprehën kënaqësinë për intensitetin dhe cilësinë e dialogut politik, institucional dhe të ekspertëve midis Italisë dhe Sllovakisë.
Gjithashtu bëhet me dije se një nga temat që u diskutua ishte edhe ajo e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët. Lidhur me menaxhimin e flukseve të migracionit, ata pohuan rëndësinë e luftimit të emigracionit të parregullt dhe bënë thirrje për rritje të bashkëpunimit me vendet e origjinës dhe tranzitit.
Fico shprehu mbështetjen e tij për qëndrimet italiane në kuadër të vendimit paraprak në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian mbi konceptin e një vendi të sigurt origjine. Sipas mediave në vendin fqinj, të dy vendet njohën rëndësinë e zgjidhjeve "inovative" si ajo që Italia ka nisur me Shqipërinë.
“E vlerësoj shumë qasjen pragmatike të Kryeministres suaj”, tha Robert Fico.
Po ashtu takimi u përqendrua gjithashtu në kontekstin më të gjerë evropian dhe gjeopolitik. Mësohet se të dy kryetarët e qeverive diskutuan mbështetjen e tyre për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë dhe angazhimin e tyre për rindërtimin e vendit në kuadrin e Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës që Italia do të presë në korrik 2025.
Në përfundim, të dy udhëheqësit rikujtuan angazhimin e tyre për një Lindje të Mesme të qëndrueshme dhe paqësore. Ata bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe një armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës.
sllovakia italia
Politike
3 June 2025, 17:57
E. D
Petar Petkoviç
BRUSKEL- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha të mart&eu...
Politike
3 June 2025, 17:53
E. D
Sali Berisha
BRUKSEL- Partia Popullore Europiane (PPE) ka vendosur të përfshijë Shqipërinë në axhendën e saj për m...
Politike
3 June 2025, 17:46
E. D
Marta Kos
KOSOVË- Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar të martën se rruga evropiane e Kosovës v...
Politike
3 June 2025, 17:35
M.B
Kryeministri i Holandës, Dick Schoof
HOLANDA- Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, ka thënë se do të japë dorëheqje t&e...
Politike
3 June 2025, 17:30
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat aktin norm...
Politike
3 June 2025, 16:17
M.B
Sali Berisha
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalimin e tij në Asamblenë Parlamentare të Partis&eum...
Politike
3 June 2025, 16:00
foto ilustruese
TIRANË- Seanca në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve për shkeljet e gjetura në procesin zgjedhor të...
Politike
3 June 2025, 15:53
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, komentoi sot pjesëmarrjen e Monika Kryema...
Politike
3 June 2025, 15:46
M.B
Adriatik Lapaj
TIRANA- Kryetari i partisë Shqipëria bëhet, Adriatik Lapaj, tha sot se dyshon se procesi zgjedhor më 11 maj ka qen&...
Politike
3 June 2025, 15:24
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për të hapur 4...