6 November 2023, 21:25
Nga I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi komentoi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. I ftuar në studion e emisionit “Open”, në News24, Bardhi u shpreh se kjo marrëveshje është një akt që tregon se Rama e ka kthyer Shqipërinë në një çiflig të tij personal. Po ashtu, Bardhi theksoi faktin se Rama duhet të kishte bërë transparencë para qytetarëve për këtë marrëveshje. Po ashtu Bardhi tha se kryeministri po tregohet i papërgjegjshëm duke vënë në rrezik sigurinë publike të qytetarëve.
“Ky është një lajm që konfirmon ato të që kanë qarkulluar më parë. Që vizita e kryeministres Meloni në verë ka qenë pikërisht për këtë marrëveshje. Personalisht nuk e kam besuar këtë lajm. Është një nga këto aktet që tregon se Rama e trajton Shqipërinë si çifligun e tij personal. Për këtë marrëveshje duhet bërë transparencë. Çdo vendim që merret do duhet të jetë transparente dhe të krijojë siguri. Shqipëria nuk ka kapacitete për të pritur një numër kaq të lartë të emigrantëve. Shqipëria nuk ka kapacitete për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore. Ky mund të jetë një burim i ri për këtë trafik nga grupet kriminale. Ajo që është irritues është se vizita ishte surprizuar dhe se Rama s’mund të rrezikojë sigurinë e shqiptarëve, pa e bërë transparente. Pra rrezikohet siguria publike e shqiptarëve. Nuk ka nënshkruar një marrëveshje që do i mirëpresë këta emigrantë në shtëpinë e tij në Surrel. Një kryeministër i përgjegjshme që s’ka gjë për të fshehur, para se të firmosë duhet të shpjegojë se çfarë ka ndërmend të firmosë. Për vendime të tilla që prekin jetën e çdo qytetari ne kemi një terr informativ dhe zero informacion. Ne e marrin vesh këtë lajm nga mediat italiane”, u shpreh Bardhi.
gazment bardhi edi rama
Politike
6 November 2023, 21:13
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nënshkuar një marrëveshje me Giorgia Melonin ditën e sotme për të marr&eu...
Politike
6 November 2023, 19:23
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se një nga arsyet se përse shqiptarët ikin nga vendi është ...
Politike
6 November 2023, 19:14
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar arsyet pse vendosi që ti kundërvihej regjimit të Enver Hoxhës. Gja...
Politike
6 November 2023, 17:50
blerina gjoka
Lindita Nikolla
TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë publikoi të hënën pasdite një vendim të Konferencës së Kryet...
Politike
6 November 2023, 17:35
I.A
Lulzim Basha
TIRANË- Deputeti Lulzim Basha ka deklaruar se politikanët duhet t’i nënshtrohen vettingut si puna e magjistratëve. N...
Politike
6 November 2023, 16:10
h.k
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
ROMË-Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni kanë dhën&eum...
Politike
6 November 2023, 15:58
I.A
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur sot që të lërë në arresyt me burg ish-zv.ministrin e Shënde...
Politike
6 November 2023, 15:48
h.k
Arlind Qori
TIRANË-Arlind Qori, Kreu i Lëvizjes Bashkë ka reaguar në Facebook lidhur me ngjarjet e sotme në Kryesinë e Kuven...
Politike
6 November 2023, 15:51
I.A
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka bërë një vizitë ditën e sotme në Itali. Rama është...
Politike
6 November 2023, 15:06
I.A
Deputet
TIRANË- Dokumenti që Administrata i ka dërguar Gardës së Republikës është zbardhur. Në shkres&eum...