29 May 2026, 15:10
Nga D.S
Besfort Lamallari
TIRANË- Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit organizoi një takim koordinues me drejtuesit e strukturave zjarrfikëse nga të 61 bashkitë e vendit, me pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.
Lamallari deklaroi se, do të ketë zero tolerancë ndaj zjarrvënies së qëllimshme dhe ndaj kujtdo që cenon pasurinë natyrore dhe sigurinë e komuniteteve. Ai shtoi se, ministria pret nga çdo bashki që të ketë një plan të qartë veprimi sipas specifikave të territorit të saj.
Në të morën pjesë gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, si edhe Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës, Skënder Brataj.
Deklarata e ministrit Lamallarit:
“Zjarret nuk parandalohen vetëm nga shteti. Ato parandalohen edhe nga ndërgjegjësimi i komunitetit, nga fermeri i kujdesshëm, nga operatori turistik i përgjegjshëm dhe nga çdo qytetar që kupton se mbrojtja e territorit është përgjegjësi e përbashkët. Dua ta them qartë: do të ketë zero tolerancë ndaj zjarrvënies së qëllimshme dhe ndaj kujtdo që cenon pasurinë natyrore dhe sigurinë e komuniteteve tona. Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi është një nga shtyllat më të rëndësishme të sigurisë publike në vend.
Është një shërbim që qytetarët e shohin gjithmonë aty ku ka rrezik, aty ku ka emergjencë dhe aty ku kërkohet sakrificë. Kemi avancuar modernizimin e flotës, kemi mbështetur përmirësimin e trajtimit financiar dhe kemi nisur hapa të rinj për rritjen e kapaciteteve operacionale në të gjithë vendin. Presim nga çdo bashki që të ketë një plan të qartë veprimi sipas specifikave të territorit të saj. Presim koordinim real mes strukturave zjarrfikëse, Policisë së Shtetit, Emergjencave Civile, shërbimit pyjor dhe strukturave vendore të mbrojtjes civile”, tha Lamallari./Dosja.al
sezoni i veres ministri lamallari
Politike
29 May 2026, 14:51
E. D
Eugena Tomini
TIRANË- Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini, ka sqaruar sot se udhëzuesi mbi traj...
Politike
29 May 2026, 13:16
E. D
Mirela Kumbaro
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro prezantoi zhvillimet më të fundit mbi programin “Pas Shkolle”, p...
Politike
29 May 2026, 12:24
G.M
TIRANË- Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, do të mbahet ditën e nesërme në orën 10:00 në Pallatin e Kongrese...
Politike
29 May 2026, 11:53
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i cilësoi lajme të rreme pretendimet se shteti po fal Zvërnecin. Duke folur në pr...
Politike
29 May 2026, 11:48
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot shoqërinë e re “Albanian Digital Solution” që sipas tij, synon mo...
Politike
29 May 2026, 11:44
E. D
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsion në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, e ka cilësuar vendimin...
Politike
29 May 2026, 11:08
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi pas takimit me komisionin e Venecias se censurimi i rap...
Politike
29 May 2026, 11:05
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te klauzolat për anulimin e zgjedhjeve, që si...
Politike
29 May 2026, 10:53
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se mbështet plotësisht rekomandimet e OSBE/ODIHR për financimin ...
Politike
29 May 2026, 10:19
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha tha se takimi me Komisionin e Venecias nxori në pah pabarazinë ekstreme ...