7 April 2026, 21:40
Nga E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për përjashtimin disajavor të deputetëve Flamur Noka dhe Elda Hoti nga punimet e Kuvendit. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi theksoi se është një akt armiqësor ndaj opozitës, pasi vetë mazhoranca po krijon qëllimisht një klimë tensioni.
Bardhi shprehet se, armiqësia ndaj opozitës nuk është rastësi, por është strategji politike, që nuk fokusohet vetëm tek dy emra, por tek objektivi për ta bërë opozitën të heshtë. Më tej, Bardhi nënvizon se mazhoranca po reflekton hapur qëndrimin armiqësor të kryeministrit kundër opozitës.
Postimi i Bardhit:
OPOZITA NË SHËNJESTËR!
Përjashtimi disajavor i deputetëve Flamur Noka dhe Elda Hoti nga punimet e Parlamentit është një vendim që nuk ka lidhje as me etikën, as me rregulloren. Është thjesht një akt armiqësor ndaj opozitës. Të gjithë janë dëshmitarë se, veçanërisht në seancën e 2 prillit, mazhoranca krijoi qëllimisht një klimë tensioni, që vetëm sa dëmton më tej besueshmërinë dhe reputacionin e parlamentit.
Armiqësia ndaj opozitës nuk është rastësi. Është strategji politike, që nuk fokusohet vetëm tek dy emra, por tek objektivi për ta bërë opozitën të heshtë. Në 6 muajt e fundit PS ka përjashtuar 15 deputetë të opozitës nga Kuvendi, me 295 ditë në total. Një jpraktikë që, haptazi, po ngushton çdo ditë hapësirën e opozitës në Kuvend
Mazhoranca nuk po përpiqet më as të duket sikur respekton rregullat. Ajo reflekton hapur qëndrimin armiqësor të kryeministrit kundër opozitës.
Përjashtimet e deputetëve, refuzimi i kërkesave për komisione hetimore, refuzimi i interpelancave nga kryeministri, zvarritja e llogaridhënies së ministrave dhe refuzimi i institucioneve për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës kanë vetëm një objektiv: të zhbëjnë rolin kryesor të opozitës: kontrollin e pushtetit.
Kur pushteti sundon përmes korrupsionit dhe në aleancë me krimin e organizuar, kur qeveria mbron të kërkuarit nga drejtësia, kur kryeministri shndërrohet në zëdhënës të tyre, opozita ka vetëm një rrugë: të qëndrojë.
gazment bardhi
Politike
7 April 2026, 20:42
E.d
Foto ilustruse
LEZHA- Një incident është shënuar në qytetin e Lezhës, ku dy qytetarë janë shoqëruar nga p...
Politike
7 April 2026, 20:27
E. D
TIRANË- Nisi zyrtarisht faza e parë e dëgjesave publike për Reformën Administrativo-Territoriale, ku ministri i Pushtetit Vendor, Erv...
Politike
7 April 2026, 19:51
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga mbledhja e zhvilluar sot me Grupin Parlamentar të PS. Në vide...
Politike
7 April 2026, 17:32
E. D
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, pritën sot në një taki...
Politike
7 April 2026, 16:28
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një komunikim me gazetarët ka sqa...
Politike
7 April 2026, 16:15
E. D
Hristijan Mickoski
MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është pyetur sot nga gazetar&e...
Politike
7 April 2026, 15:50
E. D
Jamarbër Malltezi
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka mbajtur një deklaratë pë...
Politike
7 April 2026, 15:20
E. D
Jamarbër Malltezit
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të marte rekursin e Jamarbër dhe Argita Malltezit pë...
Politike
7 April 2026, 15:03
E.d
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur për qëndrimet publike të Braçe d...
Politike
7 April 2026, 14:53
D.S
Albulena Haxhiu
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, tha se &eum...