10 February 2026, 14:24
Nga D.S
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj
TIRANË: Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, deklaroi sot përmbylljen e fazës së parë të reformës së mbetjeve. Gjatë një konference për shtyp, ministri theksoi se të gjitha projektet lidhur me këtë reformë do të nisin realizimin e tyre në vitin 2027.
Sipas Jaupajt, projektet që janë hartuar në bashkëpunim me qeverinë gjermane, franceze dhe Komisionin Europian, do të financohen përmes marrëveshjeve bilaterale dhe me Komisionin Europian. Ndër të tjera, ai njoftoi se Ministria e Mjedisit po punon për integrimin e përgjegjësisë mjedisore në Kodin e ri Penal, si pjesë e një reforme më të gjerë të përgjegjësisë ligjore ndaj mbetjeve.
Fjala e plotë e ministrit Jaupaj:
“Janë duke u zbatuar projektet për zgjerimin e 4 landfilleve rajonalë, ndërtimin e 7 landfilleve rajonalë, 17 stacione të transferimit do të ndërtohen, 10 stacione të rikuperimit të mbetjeve, 5 qendra kompostimi në bashkitë me karakter bujqësor dhe do të rehabilitohen 49 vendedepozitime ilegale që janë në të gjithë territorin. Të gjithë projektet që janë duke u hartuar, jemi duke i hartuar në bashkëpunim me qeverinë gjermane franceze dhe Komisionin Europian, do të nisin zbatimin në vitin 2027, pasi financimi i projekteve është siguruar falë marrëveshjeve bilaterale dhe marrëveshjeve me Komisionin Evropian.
Sa i takon Sharrës, Fierit dhe Elbasanit, këto zona përfaqësojnë 65% të mbetjeve urbane në Shqipëri. Për këtë kemi nisur bashkëpunim me partnerët francezë për realizimin e studimeve të fizibilitetit për të tre këto zona. Deri në fund të viti do të kemi një dokument të qartë të aspektit ligjor, teknik dhe financiar sa i takon mënyrës se si Ministria e Mjedisit do të menaxhojë sëbashku me Operatorin e Trajtimit të Mbetyjeve këto 3 zona që kanë patur.
Do ndihmojmë edhe bashkitë sa i takon bazës materiale, konkretisht për 3 zonat e menaxhimit të mbetjeve, atë të Beratit, Tiranë-Durrës dhe të Dibrës gjatë këtij viti do dorëzohen 5 mijë kontejnerë mbetjesh. Bashkitë do të duhet të nisin ndarjen në burim të mbetjeve. Jemi duke punuar me Ministrinë e Mjedisit që përgjegjësia mjedisore, pjesë e direktivës së përgjegjësisë mjedisore të jetë plotësisht e parashikuar në Kodin e ri Penal. Në fund të muajit shkurt do të lançojmë paketën e cilësisë së ajrit, ku përfshihet strategjia kombëtare, ligji i ri dhe disa vendime të zbatimit”, tha ministri Jaupaj./Dosja.al
ministri i mjedisit porto romano sofjan jaupaj
Politike
10 February 2026, 14:00
D.S
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës që mbahet ...
Politike
10 February 2026, 13:30
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha, ka theksuar se skenari i protestës së sotme është një kryengritje të fuqish...
Politike
10 February 2026, 13:20
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha bëri thirrje për mbështetje masive të qytetarëve në protestën e organi...
Politike
10 February 2026, 12:35
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar akuzën e Prokurorit në Hagë ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Hashim Th...
Politike
10 February 2026, 12:12
D.S
Komisioni i Ekonomisë
TIRANË- Debate të forta janë shënuar sot në Komisionin e Ekonomisë, ku deputeti i PL-së ...
Politike
10 February 2026, 11:44
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Studiot ligjore ndërkombëtare që kryebashkiaku Erion Veliaj i ka pajtuar për të kryer mbrojtjen e tij, k...
Politike
10 February 2026, 11:29
D.S
Ervin Salianji
TIRANË- Ervin Salianji ka reaguar pas publikimit të raportit të Transparency International për vitin 2025 duke e q...
Politike
10 February 2026, 11:22
I.A
Kuvendi i Kosoves
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka thirrur për të mërkurën, 11 shkurt, seancën për ...
Politike
10 February 2026, 11:08
I.A
Edison Memolla
DURRËS- Policia e Durrësit ka ekzekutuart sot vendimin për kryebashkiakun e Rrogozghinës Edison Memolla. Ditën...
Politike
10 February 2026, 11:00
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i opozitës, Sali Berisha, postoi një mesazh disa orë përpara protestës kombëtare. Në ...